Milaim Zeka me informacione nga ndërkombëtarët: Këtij prokurori ia shkatërruan familjen dhe e burgosën - Bota Sot
Milaim Zeka me informacione nga ndërkombëtarët: Këtij prokurori ia shkatërruan familjen dhe e burgosën

Politika

E diel, 23 shtator 2018

Milaim Zeka me informacione nga ndërkombëtarët: Këtij prokurori ia shkatërruan familjen dhe e burgosën

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 18 gusht 2018 Në ora: 15:29
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA, Milaim Zeka në një bisedë për “Bota sot” ka treguar se, ish prokurori Nazmi Mustafa, ia kanë shkatërruar familjen dhe e kanë burgosur për shkak që ai nuk u dorëzua përballë kërcënimeve dhe presioneve të ndryshme.

“Unë kam informacione se një ish prokuror i Kosovës, pikërisht pse nuk është dorëzuar përball presioneve dhe kërcënimeve nga më të ndryshmet, ia kanë shkatërruar njeriut familjen dhe e kanë burgosur. Po e them publikisht për “Bota sot”, është fjala për ish prokurorin Nazmi Mustafa. Atij ia kanë shkatërruar jetën, e kanë dënuar, e kanë denigruar, e kanë kërcënuar, e gjithashtu edhe nga ish kolegët e tij prokurorë, që nuk e donin punën e tij”, ka treguar Zeka.

Ai thotë se këto informacione i ka nga ndërkombëtarët.

“Këtë ma kanë thënë ndërkombëtarët, prokurorët finlandezë, prokurorë suedez, që vetëm për shkak se nuk i është dorëzuar presioneve të disa prokurorëve vendor, ia kanë përgatitur kurthin dhe e kanë burgosur njeriun”, vazhdon tutje Zeka.

I pyetur rreth dorëheqjes së prokurorit Blakaj, ai mendon se largimi i tij është për shkak të presioneve politike dhe e sheh shumë shqetësuese këtë dorëheqje për shoqërinë e Kosovës.

“Largimi i prokurorit Blakaj duhet me qenë shqetësim serioz për shoqërinë e Kosovës. Unë i besoj në mënyrë absolute prokurorit Blakaj, dhe mendoj se largimi i tij është për shkak të presioneve politike”, ka përfunduar Zeka për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test