Analisti politik, Haki Abazi ka deklaruar për “Bota sot” se kjo strukturë politike ka zënë peng Kosovën që nga Rambujeja.
Ai ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi e ka demaskuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe tani bashkëveprimet me PDK-në.
“Kjo strukturë politike është e zënë peng dhe ka qenë peng që nga Rambuje. Këta e kanë zënë Kosovën dhe të ardhmen e saj peng gjithashtu. Demarkimi me Malin e zi ka demaskuar Ramush Haradinaj dhe tani bashkëveprimet me PDK e cila nga paslufta ka shembur shtetësinë me favor të Serbisë dhe forcave tjera përfituese”, ka potencuar ai për “Bota sot”.
Për më tepër, në një bisedë për “Bota sot” , Abazi ka shtuar se në këtë mënyrë është demaskuar edhe skandali i orkestruar i arrestimit të tij në Francë.
“Këto veprime të Haradinaj kanë demaskuar edhe skandalin e orkestruar të arrestimit të tij në Francë. Këta tani janë edhe peng të njeri tjetrit dhe fjalët i kanë bosh. Asnjeri prej tyre nuk kanë përkrahje ndërkombëtarë përveç njerëzve të nëntokës aty prej ku veprojnë edhe këta”, ka përfunduar Abazi për “Bota sot”.