“Opozita duhet të ndalojë Thaçin të jetë në kryenegociator i Kosovës”

Politika

“Opozita duhet të ndalojë Thaçin të jetë në kryenegociator i Kosovës”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 korrik 2018 Në ora: 15:07
Pamje nga takimi i fundit në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar  gjatë një intervistë në një televizion vendor se duhet të lëvizin shumë gurë të Kosovës dhe bjeshkë për të arritur deri te pajtimi i plotë.

Analisti politik, Nexhat Haziri ka thënë se deklarata e Thaçit, duhet të shërbejë partive opozitare për ta penguar këtë njeri që të jetë në kryenegociator i Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

“Nuk shoh ndonjë befasi në deklarimet e presidentit Thaçi sa i përket raporteve të Kosovës me Serbinë, konkretisht para fillimit të të ashtuquajturës fazës finale të dialogut me Serbinë në Bruksel. Deklaratat e tij duhet t'i shërbejnë akterëve politikë, sidomos partive opozitare për ta penguar këtë njeri që të jetë në kryenegociator i Kosovës në këtë fazë finale të dialogut me Serbinë, pasi me një përfaqësues të tillë, Kosova do të dëmtohej rënd në këtë proces”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Haziri ka komentuar edhe deklaratën e Thaçi për të cilën ka thënë se nuk ka nevojë me lëvizë as gurë e as bjeshkë për të arritur pajtim me Serbinë, pasi ku dialog nuk është vetëm në interes të vendit por edhe në interesin të Serbisë.

“ Po ashtu duhet parë edhe nga një kënd tjetër, se deklaratat e tilla, gatishmërinë e tij për kompromise të dhimbshme Thaçi po i paralajmëron për të marrë edhe vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, që ky i fundit ta mbështesë në ambicien e presidentit për të qenë kryenegociator i Kosovës në bisedimet finale me palën serbe në Bruksel, dhe po ashtu përmes këtij procesi dhe kompromiseve në dëm të Kosovës, Thaçi po mundohet ta fitojë apo ta ketë një lloj imuniteti të garantuar nga Brukseli, në raportin e tij me Gjykatën Speciale. Dhe krejt për në fund, nuk ka nevojë me lëvizë as gurë e as bjeshkë për të arritur pajtim me Serbinë, pasi ku dialog nuk është vetëm në interes të Kosovës, por është edhe në interesin e vet Serbisë”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat