“Macron ka rënë dakord për ndarjen e Kosovës”, profesori ndërkombëtar tregon se për çka Vuçiq po tenton ta bind Thaçin

Politika

“Macron ka rënë dakord për ndarjen e Kosovës”, profesori ndërkombëtar tregon se për çka Vuçiq po tenton ta bind Thaçin

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 19 korrik 2018 Në ora: 11:30
Foto ilustrim "Bota sot"

Gjatë ditë së djeshme, në Bruskel u zvilua takimi mes presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Po ashtu, menjëherë pas këtij takimi, Kosova mori rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave. Por pse pikërisht brenda një dite ndodhën këto dy ngjarje për Kosovën?

Lidhur me këtë, profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, thotë se akoma më dyshues e bën këtë vendim të komisionerit europian fakti që deklarata e tij u dha në prezencë të liderëve politikë të Prishtinës pak orë para se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të takohen për një raund të ri bisedimesh.

Image
Enver Bytyçi

“Komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, konfirmoi sot se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave me vendet anëtare të zonës Shëngen të Bashkimit Europian. Padyshim se ky është një lajm i rëndësishëm dhe pozitiv për qytetarët e Kosovës. Megjithatë euforia e politikanëve që ishin në Bruksel apo të atyre që qëndruan në Prishtinë duhet të marrë fund. Sa kohë që pesë vendet anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën ,aq kohë shpresat për hapat e shtetit më të ri në Europë për integrime europiane do të jenë të ngadaltë e madje dyshues. Askush nuk ka garantuar deri më sot se të gjithë ministrat e brendshëm dhe ata të jashtëm të këtyre vendece do t’i thonë “PO” liberalizimit të vizave me Kosovën. Madje mundet që të rivendosin kushte të reja pafund”, shprehet Bytyçi duke shtuar se takimi i dy presidentëve u bë pa pjesëmarrjen e anëtarëve të tjerë të delegacionit të Kosovës që ishin dje në Bruksel.

Më, tej ai ka paralajmëruar edhe ndarjen e Kosovës, ku sipas tij pas takimit me Macron, Vuçiq synon që të bindë Hashim Thaçin për një gjë të tillë.

“Mesa duket në këtë takim janë prezantuar tema, të cilat zotit Thaçi i pëlqen t’i emërtojë si “të nxehta”! Dhe me qëllim që ato të mos digjen në flakë, u desh që presidentit të Kosovës t’i jepnin një ingjeksion euforie. I thanë se “Ja tashmë atë që ty të duhet, liberaliziin e vizave, ta dhamë”! Bëhu tani burrë shteti e dil përtej kufijve të derisotëm, prano propozimet tona për atë zgjidhjen e dhimbshme të konfliktit me Beogradin”, shkurt pranoje ndarjen e Kosovës! Ndërkohë Vuçiç pas takimit e fshehu me mjeshtëri këtë fakt kur tha se Prishtina kërkon gjithnjë njohjen e pavarësisë. Madje u duk se po bënte një deklaratë triumfuese në këtë rast. Megjithatë u shfaq i  lumtur nga takimi me zotin Thaçi, ndërkohë që “zbuloi” diçka interesante, kur tha se “Zgjidhja më e mirë do të jetë ajo që i bën të dy palët të pakënaqura”! Në fakt e pakënaqur do të jetë Kosova, sepse Serbia do të mund të përfitojë territoret e saj!”.

“Nuk e di nëse në Prishtinë e lexojnë si duhet këtë deklaratë të liderit politik të Beogradit. Por e di se me të tilla deklarata, pas takimit me Macron, Vuçiç synon që të bindë Hashim Thaçin që të ndajë Kosovën. Macron ka rënë dakord me propozimin e Vuçiç për ndarjen e Kosovës. Kam ndjesinë e pakontestueshme në vetëdijen time se sot Hashim Thaçi ka dhënë premtimin e radhës për këtë ,pra për ndarjen e Kosovës. I ndodhur në ekstazën e gëzimit elektoral për liberalizimin e vizave, ai nuk ka mundur të ftohë trurin e mendjen për ta shtyrë përgjigjen përballë kësaj kërkese të homulogut të tij serb. Tashmë presidenti i Serbisë e ka më të lehtë të bindë për këtë opsion kancelaren Merkel. Ndërsa Frederica Mogherini i është gëzuar tej mase qëndrimit “prej burri shteti” të Hashim Thaçit”, ka përfunduar për gazetën “Bota sot”, profesori ndërkombëtar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat