LDK komenton takimin e delegacionit të Kosovës në Bruksel

Politika

LDK komenton takimin e delegacionit të Kosovës në Bruksel

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 korrik 2018 Në ora: 13:16
LDK

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi, janë takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Përkundër, që Haradinaj ka kërkuar që edhe opozita të jetë prezentë, kjo e fundit ka kundërshtuar duke thënë se Thaçi nuk ka kredibilitet të jetë prirës i dialogut me Serbinë.

Shkuarja e delagacionit të Kosovës në Bruksel, është kritikuar nga opozita, duke thënë se atje nuk është ekipi negociator i Kosovës, por disa krerë të pozitës që kërkojnë të bëjnë foto.

Duke folur rreth mundësive që krerët e pozitës të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se edhe nëse do të merrej ndonjë gjë, nuk do të ishte legjitime.

Image
Bajram Gecaj

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, thotë se LDK-ja ka qartëzuar se si duhet të shkohet në Bruksel.

Ai ka shtuar se konstelacioni i tillë nuk e ka përkrahjen e shumicës dhe të popullit, prandaj nuk është legjitim.

“Opozita, në veçanti LDK e ka bërë të qartë se si duhet shkuar në Bruksel. Një konstelacion i tillë nuk e ka përkrahjen e shumicës parlamentare, rrjedhimisht nuk e ka përkrahjen e popullit, andaj as legjitimitetin e marrjes së obligimeve vitale shtetërore”, ka deklaruar Gecaj.

Pas takimit me delegacionin e Kosovës, Mogherini është takuar edhe me Thaçin e Vuçiq, me ç’rast Presidentët u pajtuan për takimin e radhës pas disa javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat