Deputeti i LDK-së: Serbia është fajtore për problemet në Ballkanin Perëndimor

Politika

Deputeti i LDK-së: Serbia është fajtore për problemet në Ballkanin Perëndimor

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 27 qershor 2018 Në ora: 21:40
Imet Rrahmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, ka folur për “Bota sot” rreth deklaratës së ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq, i cili deklaroi se “aktualisht janë momente të rrezikshme edhe kërcënim për paqe që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Rrahmani ka thënë se këto qëndrime të Daçiqit, janë të njohura dhe se po tentohet të hidhet hi syve vendeve demokratike dhe për të luajtur rolin e viktimës në situata kur rritet presioni për gjetjen e një zgjidhje.

“Mendimi im personal është se këto janë qëndrime mirë të njohura të Serbisë me të cilat tentohet që të shfajësohen për politikat tejet destruktive që udhëhiqen nga idetë e tyre hegjemoniste.  Tentativat që Kosova të paraqitet si vend që me politikën e saj po rrezikon paqen është tentim me ju hedh hi syve vendeve demokratike dhe për të luajt rolin e viktimës në situata kur rritet presioni për gjetjen e një zgjidhje për problemet e grumbulluara në Ballkanin Perëndimor e për shumicën dërmuese të të cilave fajtore është Serbia dhe askush tjetër”, ka deklaruar Rrahmani për “Bota sot”.

Po ashtu, ai mendon se askush më nuk ju beson diplomatëve serb me këto deklarime të demaskuara para dy dekadave më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat