“Dhjetë rastet e para të Speciales, tronditëse për skenën politike” - Bota Sot
“Dhjetë rastet e para të Speciales, tronditëse për skenën politike”

Politika

E premte, 20 korrik 2018

“Dhjetë rastet e para të Speciales, tronditëse për skenën politike”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 18 qershor 2018 Në ora: 07:08
Gjykata Speciale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ditë më parë deklaroi se nga këta krerë që ka Kosova, e pritshme mund të jetë edhe një nismë e re për shfuqizimin e Ligjit për Specialen.

Lidhur me këtë, analisti politik, Blerim Burjani, thotë se nuk duhet filluar asnjë aventurë tjetër në drejtim të shfuqizimit të Gjykatës Speciale, pasi që, sipas tij, kjo do të ishte e patolerueshme ndërkombëtarisht.

Image
Blerim Burjani

“Nuk duhet filluar asnjë aventurë në drejtim të shfuqizimit të Gjykatës Speciale, do të ishte e patolerueshme ndërkombëtarisht dhe absurde, nuk e besoj se do të ketë më përpjekje të tilla. Sa i përket aktakuzave, ato do të ngritën më së largu në vjeshtën e vonë, shtator-tetor. Tash më duket se janë bërë aktakuzat e para, të cilat priten të bëhen publike”, pohoi Burjani.

Në fund, Burjani paralajmëron se dhjetë rastet e para të aktakuzave, do të jenë tronditëse për skenën politike në Kosovë.

“Dhjetë rastet e para do të jenë më tronditëse për skenën politike në Kosovë dhe ndoshta edhe për qytetarët”, përfundoi njohësi i zhvillimeve juridike në vend, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test