Sjellja e pahijshme e kryeministrit Haradinaj - Bota Sot
Sjellja e pahijshme e kryeministrit Haradinaj

Politika

E premte, 17 gusht 2018

Sjellja e pahijshme e kryeministrit Haradinaj

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 10 qershor 2018 Në ora: 15:03
Ramush Haradinaj duke larguar gruan nga foltorja

Analisti Blerim Burjani e quan të pahijshme sjelljen e kryeministrit, Ramush Haradinaj në akademinë solemne për 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Pas që nuk iu dha fjala presidentit të Shqipërisë, kryeministri Haradinaj e largoi nga foltorja një grua të moshuar duke e kapur për duarsh. Më pas ndërhyn edhe sigurimi dhe e larguan ata nga foltorja.

“Kjo video dëshmon se ka njerëz të pakënaqur dhe së ka dilema në zhvillimet e gjata historike të kohërave të e ndryshme. Sidoqoftë, reaksioni i kryeministrit nuk është adekuat për çështjet dhe për imazhin e tij”, thotë Burjani për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, shprehja e lire e mendimit është e garantuar me ligjet në fuqi të Kosovës dhe konventat ndërkombëtare.

Ai shtoi së ngjarje të tilla rrallë ndodhin nëpër solemnitete.

Ndryshe, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskukaj tha se kishin një përzierje të seancës me akademinë për shkak se po mbahen në të njëjtin vend dhe kjo ka çuar në këtë problem.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test