“Tryezat i shkojnë përshtati vetëm pozitës, i vetmi që po përfiton është Haradinaj”

Politika

“Tryezat i shkojnë përshtati vetëm pozitës, i vetmi që po përfiton është Haradinaj”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 25 maj 2018 Në ora: 14:12
Ramush Haradinaj

Sot është mbajtur tryeza e partive politike të Kosovës e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku është zhvilluar një debat ndërmjet përfaqësuesit të AAK-së, PDK-së dhe kryetarit të VV-së Albin Kurtit.

Image
Nexhat Haziri

Analisti Nexhat Haziri, ka thënë për “Bota sot”, se tryezat që po organizohen nga partitë politike po i shkojnë përshtati vetëm pozitës dhe  se nuk po arrihet asnjë marrëveshje. 

“Këto tryeza mendoj se janë vetëm humbje kohe që nga to nuk duhet të pritet ndonjë marrëveshje në mes partive politike për shkak të divergjencave që janë në raport pozitë e opozitë. Këto tryeza se si po mbahen dhe si po organizohen i shkojnë përshtati vetëm pozitës për mos  të arritur asnjë marrëveshje dhe në këtë mënyrë t` ia zgjas vetës qëndrimin në pushtet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka folur edhe për deklaratën e Kurtit i cili ka përmendur  15 vendime të qeverisë nga e cila do të duhet kryeministri Haradinaj të jep dorëheqje.

“Ndërsa sa i përket arsyeve të cekura nga Kurti për dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, janë plotësisht të qëndrueshme, pasi vazhdimi i kësaj qeverie pa koncept dhe plan qeverisës vetëm sa vendit do ti shkaktoj shtangim dhe regres  në të gjitha fushat e jetës. I vetmi që po përfiton nga qeverisje e dobët e Haradinaj, është presidenti Thaçi, duke u faktorizuar në skenën politike përtej kompetencave qe ia parasheh kushtetuta e vendit”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

Kurse, tryeza tjetër pritet që të organizohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat