Kelmendi: Rrugë e mirë paraqitja e platformave, asociacioni vdekjeprurës

Politika

Kelmendi: Rrugë e mirë paraqitja e platformave, asociacioni vdekjeprurës

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 23 maj 2018 Në ora: 21:55
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, ka komentuar për “Bota sot” platformat e qeverisë nga Haradinaj dhe Veseli të cilat janë dërguar në Kuvend për shqyrtim.

Ato platforma përmbajnë tri pika në të cilat është formuluar udhëheqja e dialogut me Serbinë.

Kelmendi thotë se ështe rrugë e mirë paraqitja e platformave, ndërsa bën thirrje që të gjitha partitë politike të bashkohen e të punojnë në këto platforma, që të mos vjen diçka e dëmshme për Kosovën.

Image
Muhamet Kelmendi

“Është rrugë e mirë dhe e qartë paraqitja e platformës nga Haradinaj dhe Veseli. U takon atyre ta paraqesin se janë pozitë dhe ata e udhëheqin Qeverinë e Kosovës pavarësisht nga dëshirave tu kujtdo qofshin dhe natyrisht atyre u takon me paraqit platformën politike se ku do të shkoj Kosova në të ardhmen. Qeveria aktuale, e në përgjithësi koalicioni qeveritar se bashku me opozitën dhe partitë e tjera jo parlamentare të akordohen e të punojnë në këtë platformë që mos të vjen diçka e dëmshme për Kosovën me Serbinë, në fushën e sigurisë, tërësisë territoriale, të sovranitetit shtetëror apo integrimeve evropiane”- tha Kelmendi.

Ai gjithashtu shprehet kundër asociacionit, për të cilin thotë se do të ishte vdekjeprurës për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

“Në qoftë se ne jemi aq naiv e lejojmë një asociacion i cili do të ishte vdekjeprurës për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, natyrisht që ajo është e rrezikshme dhe bartë përgjegjësi shumë të mëdha për vetveten. Mirëpo, nuk mendoj se është e rrugës që të tolerohet vërtetë një asociacioni i tillë që do të ketë kompetenca ekzekutive, që do të ketë kompetenca juridike, politike dhe legjislative. Ndërsa se kush duhet të përfaqësoj Kosovën, unë mendoj se Qeveria aktuale, duhet të paraqes çështjen në Kuvend, dhe duhet kuvendi të diskutojë që kjo platformë politike të dal në vota, madje me 1enë 80 vota me qenë për këtë platformë. Natyrisht që unë jam për atë që Kuvendi të përfaqësoj edhe delegacionin që do ta përfaqësonte Kosovën në të gjitha nivelet e tilla, por ne nuk mund të përjashtojmë dhe as që mund Kuvendi të përjashtojë asnjë institucion të shtetit”- u shpreh Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat