“Nga nëntoka në mbi tokë, SHIK-u ende funksional”, analisti tregon si - Bota Sot
“Nga nëntoka në mbi tokë, SHIK-u ende funksional”, analisti tregon si

Politika

E premte, 17 gusht 2018

“Nga nëntoka në mbi tokë, SHIK-u ende funksional”, analisti tregon si

Më: 17 maj 2018 Në ora: 16:37
Kadri Veseli, udhëheqës i SHIK-ut

Janë bërë 10 vite që nga deklarimi publik i mbylljes së Shërbimit Informativ të Kosovës. SHIK-u është ende temë e përditshme diskutimi në vendin tonë. Madje, parti politike e opinionistë të ndryshëm, mendojnë se kjo organizatë është ende aktive në forma të ndryshme.

Publicisti Jeton Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka shprehur mendimin e tij, se deklarata e ish kreut të SHIK-ut, Kadri Veseli, se kjo organizatë nuk funksionon, është e pavërtetë.

 “Mendoj se organizata kriminale SHIK, e udhëhequr nga disa paramilitarë kanë funksionuar krejtësisht në mënyrë ilegale dhe pa u penguar nga asnjë prej strukturave të sigurisë. Sigurisht, atëherë edhe sot, kam dyshime të bazuara se kjo organizatë ka qenë “dorë e zgjatur”, e ndonjë shërbimi tjetër, gjithmonë duke menduar shërbimet anti-shqiptare. Atëherë  ka pasur taktikë të frikësimit të kundërshtarëve politikë, ndoshta edhe mund të jetë edhe e vërtetë kjo, por tani më ka ndryshuar strategji. Unë mendoj se ajo deklarata e famshme, e ish-kreut të saj, Kadri Veseli, ku thotë se ka mbaruar punën dhe e ka shpallur të përfunduar, mendoj se nuk ka qenë e vërtetë”, ka deklaruar Kelmendi.

Për Kelmendin, SHIK-u vetëm sa ka ndërruar strategji, “nga nëntoka në mbi tokë”. Sipas tij, Kjo organizatë me njerëzit e saj, është futur edhe legalisht dhe është duke udhëhequr institucionet publike ku “prodhohen paratë”.

 “Mendoj se SHIK-u, vetëm ka ndryshuar strategji nga atëherë nëntokësore, tani ka dalë mbi tokë, domethënë është futur edhe legalisht dhe është udhëhequr nga institucionet publike ku prodhojnë paratë, postën, KEK-un, disa institucionet shumë të rëndësishme që gjenerojnë paratë. SHIK-u, atëherë edhe sot ka një politikë që oponentët e tij i dëmton, natyrisht duke i dëmtuara ata e dëmton edhe Kosovën. SHIK-u, ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në trazirat e marsit, për çka është shtyrë Pavarësia e Kosovës, aso kohë ishte figurë e rëndësishme Ibrahim Rugova, dhe nuk iu takonte atyre ta shpallnin pavarësinë, ata janë përkujdesur që të mos shpallet Pavarësia më 2004, por më 2008”, ka pohuar ai.

Image
Jeton Kelmendi

Sipas analistit Jeton Kelmendi, SHIK-u arriti t`i përçajë edhe partitë politike në vend, si LDK-në dhe Vetëvendosjen.

 “SHIK-u e ka ndarë LDK-në padiskutueshëm, është futur dhe e ka ndarë Nexhat Dacin, nuk ka lënë shumë pa e kapur edhe ish- kryetarin Fatmir Sejdiun, mendoj se SHIK-u e ka sjellë në krye të LDK-së, Isa Mustafën. Së fundi, ngritja enorme e Lëvizjes Vetëvendosje e Albin Kurtit, tashmë u pa si frikë se PDK nuk kishte frikë më nga LDK-ja dhe i dërgoi Dukagjin Goranët dhe disa njerëz të SHIK-ut, të cilët janë ndarë. SHIK-u është aktiv, por me njerëz e taktika të reja. Logjika e anës materiale, nuk ka më kërcënime dhe nuk ka më  SHIK-u ka njerëz në secilën parti dhe besoj që edhe në LDK është SHIK-u dhe ata do të mundohen ta ndajnë, sepse aty brenda ka njerëz të SHIK-ut, është llomi brenda. Ritheksoj se SHIK-u është një organizatë kriminale që e ka shkatërruar Kosovën dhe vazhdon ta shkatërrojë  dhe t’i sjellë të zeza Kosovës. SHIK-u i ka ngritur edhe disa familje të pasura në Kosovë, siç janë Devollët dhe disa familje tjera, që janë pasuruar në kurriz të parasë publike.

Është problem për t’u shkatërruar se ky SHIK , e ka kapur drejtësinë dhe drejtësia nuk mund të funksionojë pa zhbërjen e SHIK-ut dhe për t’u zhbërë ai duhet të largohen shikistat nga politika dhe të çlirohet drejtësia nga SHIK-u dhe të çlirohet Kosova dhe të funksionojë normalisht”, ka potencuar ai./BS

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test