Gecaj: Kjo qeveri nuk mund ta sjell liberalizmin e vizave - Bota Sot
Gecaj: Kjo qeveri nuk mund ta sjell liberalizmin e vizave

Politika

E diel, 27 maj 2018

Gecaj: Kjo qeveri nuk mund ta sjell liberalizmin e vizave

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 17 maj 2018 Në ora: 14:39
Bajram Gecaj

Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës dhe politikanët, vazhdimisht japin data dhe kohën se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Deri më tani zyrtarë nga Bashkimi Evropian kanë qenë mjaft të kujdesshëm në lidhje më këtë çështje, duke nënkuptuar se kjo është çështje procedurale e cila duhet të kaloj përmes organeve kryese të BE-së.

Kurse, Bajram Gecaj, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish zëvendësministër në Qeverinë Mustafa, ka thënë për “Bota sot”, se zyrtarët evropian kanë qenë të kujdesshëm që mos të parashohin kohë të caktuar se kur do të mund të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

“Politikanët e Kosovës në vazhdimësi kanë japë premtime të cilat nuk kane mundur ti mbajnë dhe unë ju siguroj se edhe tani deklarohen me hamendje. Pra ne stilin "nëse me dhezë". Unë besoj se pengesën kryesore për liberalizimin e vizave e kemi kaluar me demarkacionin, por megjithatë duhet të presim si do te vlerësohemi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dhe duke marrë parasysh andaj ketë qeveri, unë kam dyshime serioze edhe në ketë pikë”, ka thënë Gecaj për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test