Zyrtari i LDK-së tregon se nga kush mund ta ndahet Kosova

Politika

Zyrtari i LDK-së tregon se nga kush mund ta ndahet Kosova

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 14 maj 2018 Në ora: 20:25
Ilustrim

Vazhdimisht thuhet se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë duhet të ndodhë në përmbyllje të dialogu në mes të dyja shteteve.

E së fundmi, kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, gjatë qëndrimit në Kosovë tha se Serbia në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës, dëshiron që ta marrë veriun.

Lidhur me këtë, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kosova mund të ndahet për shkak të politikanëve të papërgjegjshëm.

Image
Bajram Gecaj

“Kosova do të mund të ndahej vetëm për shkak të politikanëve të papërgjegjshëm kosovarë. Kosova ka shpallur pavarësinë në territorin ekzistues dhe nuk duhet asnjëherë dhe me askënd të diskutojë as ndarje dhe as shkëmbim territoresh. Nuk ka sot shtete plotësisht të pastra etnikisht në Evropë dhe as ne nuk duhet të pretendojmë të shndërrohemi në një të tillë”, është shprehur ai.

Sipas Gecajt, Serbia tenton të marrë diçka nga Kosova, por nuk është e natyrshme që ne t’ia japim.

“Është e natyrshme që Serbia të tentojë të marrë diçka apo çka do nga dhe në Kosovë, por është e panatyrshme që ne të japim apo madje edhe ta diskutojmë këtë. Ne duhet të punojmë në integrimin e serbëve të Kosovës e jo të plotësojmë baraspeshat dhe llogaritë e shtetit të Serbisë”, ka deklaruar Bajram Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat