Liberalizimi i vizave për Kosovën në dorë të këtyre pesë vendeve

Politika

Liberalizimi i vizave për Kosovën në dorë të këtyre pesë vendeve

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 11 maj 2018 Në ora: 14:40
aFoto ilustrim

Liberalizimi I vizave për qytetarët e Kosovës po shihet si i pa mundur të ndodh në një periudhë të afërt apo brenda këtij viti.

Mekanizmat dhe procedurat  për liberalizim të vizave janë të vështira për Kosovën, e sidomos pasi pesë vendet e BE-së ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

Politologu Ramush Tahiri, është shprehur skeptik sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi sipas tij problemi qëndron te pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia.

Image
Ramush Tahiri

“Po premtimi është njëkohësisht edhe dëshirë. Mekanizmat për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës është i vështirë edhe proceduralisht përderisa pesë vende të BE nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Fundi fundit është në kompetencë të shteteve veq e veq  a votojnë për liberalizim të votave për Kosovarët”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, është në turpin dhe në ndërgjegjen e Evropës që qytetarët e Kosovës të vetmit kanë mbetur pa mundësinë e lëvizjes së lirë, me gjithë faktin se në Kosovë për njëzet vite janë misionet më të fuqishme ndërkombëtare të cilat në punën e tyre ishte dashur të jenë më të avancuarat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat