Shala: Britania, aleati më i madh i Amerikës në Evropë

Politika

Shala: Britania, aleati më i madh i Amerikës në Evropë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 9 maj 2018 Në ora: 22:49
Uashington

"Ka ardhur koha për të vepruar në Ballkanin Perëndimor”, titullohet raporti që katër veteranë të diplomacisë amerikane prezantuan në Institutin Amerikan për Paqen, në Uashington. Titulli është alarmues. Edhe vendi është zgjedhur me qëllim.

Raporti i shkruar për dy organizata amerikane të fokusuara në konfliktet ndërkombëtare, Institutin Eastëest dhe Komitetin Nacional për Politikën e Jashtme amerikane, thekson nevojën imediate që Amerika dhe Bashkimi Evropian të veprojnë për të penguar destabilizimin dhe shpërthimin e mundshëm të dhunës në Ballkan.

E lidhur me këtë, njohësi i fushës së sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për “Bota sot” se Amerika qendër strategjike e ka Ballkanin, ndërsa Kosova është duke u konsideruar arenë e ballafaqimit të këtyre sistemeve politike në forma asimetrike deri më tani.

Image
Drizan Shala

Rajoni i Ballkanit pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës në 2008 interesi Amerikanë në këtë rajon fillon të klasifikohet si proces sekondar në politiken e jashtme amerikanë dhe ky rangim vazhdoj deri në fund 2016 dhe fillim 2017, ku ky rajon rikthehet në agjendën amerikanë si një qendër strategjike për Mesdheun dhe lindjen e mesme dhe rajonin e Apenineve për arsye të shtrirjes së politikës ruse në këtë rajon duke shfrytëzuar aleatet tradicional siç janë : Serbia,Greqia. Dhe përpos këto dy shtete kemi edhe një ngritje të nivelit pro-lindje në Mal të Zi,Maqedoni,Hungari për të mos rrëshqitur kjo pikë sistemi amerikanë fillon që të bej presion në mekanizmat e saj që të anëtarësohet Maqedonia në NATO ndërsa Shqipëria dhe Kroacia të furnizohen me armatim të sofistikuar si reagim i modernizimit të Serbisë me armatim ku rrezja e veprimit është mbi 100km. Ndërsa Kosova është duke konsideruar arenë e ballafaqimit të këtyre sisteme politike në forma asimetrike deri me tani. Prandaj duhet që në aspektin e sigurisë Nacionale të Kosovës të ngritët niveli i reagimit dhe gatishmërisë.

Ai shton tutje se aleati më i madh i Amerikës në Evropë, është Britania, e e cila bëri veprimin e parë për t’i kundërvu politikes ruse në Evropë me dalje nga BE-ja që kështu t’i hapet rruga për të ndërhy pa pyetur Brukselin zyrtar.

"Sa i përket aleatit me natyral që ka Amerika në Evropë është Britania e cila bëri veprimin e parë për t’i kundërvu politikes ruse në Evropë me dalje nga BE-ja që kështu t’i hapet rruga për të ndërhy pa pyetur Brukselin zyrtar sepse shtetet si Gjermania, Polonia, Sllovakia, Çekia, Hungaria, Serbia, Bosnja kanë depërtuar në sistemin politik të këtyre shtete duke i ble apo josh politikanët me shuma të majme parash duke i bërë aksionar për vendet e tyre në firmën e Gazpormit e cila nga raportet e CIA-se konsiderohet dorë e FSB-së ruse"- ka thënë Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat