Flet eksperti i sigurisë: Është shokuese hetimi i policëve që morën pjesë në arrestimin e Marko Gjuriq

Politika

Flet eksperti i sigurisë: Është shokuese hetimi i policëve që morën pjesë në arrestimin e Marko Gjuriq

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 25 prill 2018 Në ora: 22:31
Arrestimi i Marko Gjuriq

Të gjithë policët që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, më 26 mars 2018, në veri të Mitrovicës do t’i nënshtrohen një hetimi nga Inspektorati i Policisë së Kosovës

Hetimin e policëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës e ka kërkuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Millan Radojeviq.

Lidhur me këtë, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, thotë për “Bota sot” se Policia e Kosovës e ka kryer punën atë ditë në mënyrë profesionale dhe nuk beson se do të ndërmerren masa për policët që janë të përfshirë në aksionin e arrestimit të Marko Gjuriq. Ndër tjera ai thotë se është shokuese hetimi i policëve që morën pjesë në arrestimin e Marko Gjuriq, pas kërkesës së një njeriu si Milan Radojeviq.

Image
Avni Islami

“Është shokuese hetimi i policëve që morën pjesë në arrestimin e Marko Gjuriq, pas kërkesës së një njeriu si Milan Radojeviq. Është fakt që çdokush ka drejtë të kërkojë llogari për policinë nëse mendon se ata kanë shkelur rregulla. Sipas mendimit tim, Policia e Kosovës e ka kryer punën atë ditë në mënyrë profesionale, të paktën bazohem në ato pamje që janë shfaqur në ekrane, e ato çfarë kanë ndodhur prapa kamerave nuk mund të them asgjë. Edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës e ka kryer punën sipas ligjeve dhe rendeve kushtetuese, kështu që nuk besoj se do ndërmerren masa për policët që janë të përfshirë në aksionin e arrestimit të Marko Gjuriq”- potencoi Islami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat