“Institucionet e mbushura me njerëz me afera, askush nuk i pastron”

Politika

“Institucionet e mbushura me njerëz me afera, askush nuk i pastron”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 15 prill 2018 Në ora: 14:13
Qeveria e Kosovës

Deri më tani, tre ministra të Qeverisë së Kosovës, Pal Lekaj, Besim Beqaj e Valdrin Lluka janë nën akuza.

Për këtë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do ndërmerr masa, derisa të ketë një vendim nga Gjykata.

Image
Islam Krasniqi

Lidhur më këtë çështje, analisti politik, Islam Krasniqi, ka thënë për “Bota sot” se të gjitha institucionet janë të mbushura me njerëz me afera, por që nuk merret askush me pastrimin e tyre.

“Jemi mësuar që në çdo qeverisje të kemi emra të cilëve i është drejtuar gishti për keqpërdorim të detyrës zyrtare, apo edhe për vepra tjera që e kanë njollosur tërë qeverinë. Qeverisja Haradinaj, pat një start të mirë me deklaratat e tij, mirëpo në vepra mbeti zero edhe njollosja me ministra të akuzuar nuk ka ndonjë peshë që do të ja humb vlerën e saj sepse tërë institucionet janë të mbushura me njerëz me afera dhe nuk merret askush lidhur me pastrimin e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu, ai nuk beson që ka nevojë të shkarkohen pasi që kjo mundësohet edhe me ligj.

“Nuk besojë që ka nevojë shkarkimi i tyre se ligji ju mundëson që deri në vendimin e gjykatës  të konsiderohen të pafajshëm, së mos efikasiteti i gjykatave mund ti djeg ashtu siç e djegu Ministrin Agani, i cili u largua nga qeverisja për ta vërtetuar pafajin e tij gjersa gjykata nuk e thirri asnjëherë për ta vërtetuar një gjë të tillë”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat