Dedaj kërkon në Parlamentin Evropian heqje urgjente të vizave për Kosovën

Politika

Dedaj kërkon në Parlamentin Evropian heqje urgjente të vizave për Kosovën

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 12 prill 2018 Në ora: 13:15
Pamje nga konferenca ne Bruksel

Zëvendësministri i MPJ , Gjergj Dedaj, i cili po merr pjesë në një konferencë dy ditore, për Ballkanin Perëndimorë, të organizuar në Parlamentin Evropian në Bruksel nga Aleanca Liberale Demokratike e Evropës, ku ishin të pranishëm edhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, Presidenti i ALDE, Hans Van Baalen dhe lider dhe përfaqësues të partive liberale të Ballkanit Perëndimorë si dhe të shoqërisë civile, ngriti para pjesëmarrësve çështjen e heqjes urgjentë të vizave për qytetaret dhe perspektiven euroatlantike të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit.

Dedaj për gazetën ‘’Bota sot’’, tregon se ka kërkuar nga Evropa që të mos ndërtoj mure izoluese për shtetet e Ballkanit Perëndimorë.

Image
Gjergj Dedaj

“Bashkimi Evropian duhet të jetë i shqetësuar ndaj tendencave ruso-turke për dominim në këtë pjesë të Ballkanit e cila gjeografikisht, politikisht dhe në pikëpamje të kulturës dhe civilizimit është pjesë e Bashkimit Evropian. Evropa nuk duhet të ndërtoj "mure të reja të Berlinit" por të jetë e hapur dhe e gatshme të pranojë në familjen e saj të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe nëse një gjë e tille nuk vazhdon do të krijohet hapësirë influence dhe ndikimi për botën tjeter, e cila nuk i kontribuon paqes, stabilitetit as sigurisë ne Ballkan dhe Evropë”, ka thënë Dedaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat