“S’ka shpëtim nga zgjedhjet”, kjo është arsyeja - Bota Sot
“S’ka shpëtim nga zgjedhjet”, kjo është arsyeja

Politika

E enjte, 26 prill 2018

“S’ka shpëtim nga zgjedhjet”, kjo është arsyeja

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 13 mars 2018 Në ora: 14:19
Ilustrim

Analisti politik, Lirim Zorra, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike, ku thotë se slogani i ri i PDK-së dhe zgjedhjet e brendshme, janë një lloj sinjali për zgjedhje, e sipas Zorrajt, zgjedhje mund të kemi edhe për arsye të zhvillimeve të fundit në parlament.

Image
Lirim Zorra

“Çdo parti në çdo kohe duhet të jetë e gatshme për zgjedhje. PDK-ja ka hyrë në zgjedhje te brendshme të cilat sigurisht duhet të tërheqin anëtarë të ri dhe motiv të ri pas disa fitoreve të “Pirros”. Në zgjedhje sloganet janë më shumë reklamë dhe obligim sesa që paraqesin diçka të madhe dhe ndikim në politikë apo jetën e qytetarëve, andaj zhvillimet e fundit në parlament tregojnë që mund të kemi zgjedhje brenda vitit dhe duhet partitë të jenë të gatshme për çdo kohë”- potencoi Zorra për “Bota sot”.

Ditë më parë, Partia Demokratike e Kosovës, në një takim me të rinjtë e anëtarësuar në këtë parti, shfaqi sloganin e ri të quajtur, “Dekada e re”, e më herët slogani i kësaj partie ishte “Fillimi i ri”.
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test