Haziri: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të kthehen në kauza politike

Politika

Haziri: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të kthehen në kauza politike

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 shkurt 2018 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Sot, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të jetë ligji për Demarkacion me Malin e Zi.

Është kjo një marrëveshje e cila e ka historikun e vet ku në kuadër të kësaj çështje historike e të dhimbshëm apo të arsyeshëm, nuk ka të amnistuar nga klasa politike, pasi të gjithë janë fajtor dhe përgjegjës për humbjen e kohës së çmuar të qytetarëve, dhe për cirkat që janë bërë në sallën e Kuvendit.

Në lidhje me ketë temë njohësi i çështjeve politike në vend, Ismet Haziri ka thënë për të gjitha këto thuajse të gjithë janë përgjegjës nga fakti që opozita e atëhershme ka pasur informacione që në muajin shkurt të vitit 2015, se komisionet shtetërore nuk janë duke i zhvilluar punimet në raporte reciproke.

Sipas tij,  pika 7 e marrëveshjes ka lënë hapësira të kuptohet se ka mundësi të humbjes të territorit.

Image
Ismet Haziri

“Përkundër informacioneve dhe sugjerimeve që i kanë pasur deputetet e caktuar, veprimet e tyre nuk kanë qenë përvetues dhe parandaluese, por me qëllim që gjërat të evulojnë drejt marrëveshjes mes palëve. Dhe në këtë rast në mes dy Qeverive legjitime, opozita e atëhershme (AAK, VV dhe NISMA) këtë proces të themi punues dhe politik për demarkacion e kanë kthyer në kauzë politike, me qëllim të rrëzimit të Qeverisë, gjë që edhe në fund ja kanë dal. Por, këtu nuk është problemi, i rrëzimit të Qeverisë, sepse forcat politike në Kosovë sa i përket veprimeve dhe ndërmarrjeve politike kur të vijën në pushtet fare nuk dallojnë, me përjashtim të emrave të partive dhe të figurave që i zënë pozitat”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se veprimet pothuajse të gjithë pushtetarët i kanë njësoj, duke shfrytëzuar kështu pushtetin për akomodim të klaneve dhe për të shfrytëzuar rastin që të shijohet një jetë dhe natyra si e sheikëve dhe sulltanëve dikur.

“Që në shkurt dhe mars të vitit 2015 opozitës iu është sugjeruar se sovraniteti i vendit nuk i takon burrave të Rugovës në këtë rast, por popullit të Kosovës. Prandaj është kërkuar që shpejt të sensibilizohet opinioni dhe të ndërpriten bisedimet për demarkacion. Pra, kjo gjë nuk ka ndodhur deri në momentin kur marrëveshja ka marr formën përfundimtare duke u nënshkruar në Vjenë dhe që automatikisht ka prodhuar obligime ndërkombëtare. Po ashtu e njëjta është e ndjeshme nga shumë rrethanë që ata që merren me politikë e kuptojnë. Ne e dimë ose nuk besojmë se ka ndonjë deputet që mund të jetë naiv dhe të mos kuptojë obligimet ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, e në veçanti me vegjëlin tonë që nuk kemi kapacitete ndryshimi me asnjë formë, por vetëm duke e cenuar interesin tonë të brendshëm, lëvizjen e lirë dhe duke krijuar tensione për konsume politike”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se nuk do të ishte mirë të zvarritet ky proces, sepse do të kemi procese tjera, që në popull thuhet: “Të mos raft e me harruar”. “Pra e kemi demarkimin me Serbinë dhe fokusi me mendje e zemër siç po shprehen te VV të jetë në ketë proces që nuk e kemi larg. Në fund, dua të them se sot pavarësisht nga veprimet e secilit deputet, apo grup parlamentar, besoni se nuk ka patriotë, por janë me plot përgjegjësi dhe duhet ta ushtrojnë këtë obligim sipas K”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat