Njohja e Kosovës, mesazhi i qartë i Gjermanisë për Serbinë

Politika

Njohja e Kosovës, mesazhi i qartë i Gjermanisë për Serbinë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 shkurt 2018 Në ora: 18:15
Sigmar Gabriel

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ditë më parë ka bërë të ditur se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës nëse do integrim në BE.

Ai i ka bërë me dije Beogradit zyrtar, që nëse dëshiron integrimin në Bashkim Evropian, atëherë duhet doemos që ta pranojë Pavarësinë e Kosovës.

Duke folur rreth asaj se a do ta pranojë Serbia Pavarësinë e Kosovës, kur dihet se ajo me çdo kusht është munduar që ta shkatërrojë shtet formimin e saj, njohësi i Integrimeve Evropiane Sami Blakaj ka thënë se Kosova ka fatin e madh, që ka shumë miq të fuqishëm ndërkombëtar, siç është rasti i Gjermanisë dhe këta miq duhet ruajtur si sytë e ballit.

Image
Sami Blakaj

Ai ka thënë për “ Bota sot” se qëndrimi i Republikës Federale të Gjermanisë dhe rrjedhimisht deklarata e ministrit të jashtëm gjerman z. Gabriel karshi kushtëzimit të Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës tregon mese miri për mbështetjen e fuqishme që Gjermania vazhdon të japë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Nuk është hera e parë që Gjermania ia bënë të qartë Serbisë se rruga e saj drejt anëtarësimit në BE është e pamundur pa njohjen paraprake të Republikës së Kosovës. Ky qëndrim i Berlinit zyrtar jo vetëm që i ndihmon procesit të njohjeve reciproke, por avancon tutje procesin e dialogut në Bruksel, duke qartësuar edhe njëherë se cili duhet të jetë epilogu i këtyre bisedimeve. Mendojë se Serbia tashmë e ka të qartë se mosnjohja e Kosovës nënkupton mos anëtarësimin e saj në BE dhe se është shumë e vetëdijshme se njohja e Kosovës një ditë do të ndodh”, ka thënë Blakaj.

Sipas tij, përpjekja e Serbisë është që procesi i njohjes së Kosovës të prolongohet sa më shumë me qëllim që ajo të përfitojë në kohë, duke e fuqizuar gjithnjë e më shumë rolin e saj brenda Kosovës.

“Në këtë rrafsh konsideroj se institucionet e Kosovës duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme dhe të mos bien pre e lojërave të Beogradit, por që me përgjegjësi të përfaqësojnë interesat e Kosovës në tavolinën e bisedimeve dhe të vazhdojnë me ngulm në kërkesën e tyre për njohjen sa më të shpejtë të Kosovës nga ana e Serbisë”, është shprehur Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat