Veriu i Kosovës, vazhdon të mbetet “mollë sherri”

Politika

Veriu i Kosovës, vazhdon të mbetet “mollë sherri”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 15 shkurt 2018 Në ora: 14:55
Mitrovicë

Pavarësia e Kosovës nuk mund të konsiderohet e kompletuar pasi autoritetet shtetërore mjerisht nuk kanë arritur ta shtrijnë ashtu siç do duhej sovranitetin në territorin e saj.

Dora e shtetit të Kosovës fatkeqësisht nuk ka arritur të shtrijë sovranitetin e saj brenda kufijve administrative shtetëror madje edhe as në 10 vjetorin e Pavarësisë së saj.

Lidhur me këtë, analisti politik Skender Zogaj ka thënë për “Bota sot”  se edhe 18 vjet pas luftës dhe në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, veriu i vendit vazhdon të mbetet "mollë sherri" duke e mbajtur peng fatin historik të popullit të Kosovës.

Image
Skender Zogaj

Sipas tij, kjo ka ndodh nga ambiciet e dobëta të shovinizmit të krimbur serb në Beograd dhe injoranca e politikës shqiptare në Prishtinë, që nuk ka guxuar të mos ia kushtoj kujdesin e duhur Veriut, duke pasur parasysh Republika Serpskën.

“Pra kemi të bëjmë me të njëjtën ambicie të Serbisë, mirëpo, për fat të mirë, këtë ëndërr serbe e ka prishur faktori ndërkombëtar, që e ka siguruar pacenueshmërinë e hapësirës territoriale, kështu që të gjitha çështjet e tjera janë të zgjidhshme. Gjëja më e rëndësishme është se, serbëve të Kosovës u ka dal gjumi dhe e dinë se Kosova është djep i shqiptarëve dhe se, ata janë duke u manipuluar nga Beogradi për qëllime dhe interesa të një kaste politike gjeneroze, për të cilën serbët e Kosovës janë vetëm monedhë e shitblerjes”, është shprehur Zogaj.

Ai konsideron se Kosova duhet të eliminojë çdo lloj aventure liderësh, e të zgjerojë kompetencat dhe përgjegjësinë institucionale dhe ligjore, për ushtrimin e autoritetit shtetëror edhe në Veriun e Kosovës. “Them se ka shenja të mira pasi mendoj se përmirësimet do të vijnë shumë shpejtë në mënyrë që Kosova të bëhet ashtu siç ne duam ta shohim”, ka thënë analisti politik analisti politik Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat