Deputeti i LDK-së akuzon qeverinë për keqpërdorim të SBASHK-ut

Politika

Deputeti i LDK-së akuzon qeverinë për keqpërdorim të SBASHK-ut

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 12 shkurt 2018 Në ora: 14:24
Fidan Rekaliu,

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar veprime sindikale që përfshijnë grevë një orëshe më 14 shkurt dhe grevë dy orëshe më 20 shkurt. Arsyeja e kësaj greve po del të jetë mosrespektimi i marrëveshjes së nënshkruar në mes SBASHK-ut dhe koalicionit qeveritar më 5 qershor 2017, përkatësisht të mos miratimit të projektligjit lidhur me statusin e punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta.

Këtë beri të ditur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari .

Lidhur me këtë çështje Fidan Rekaliu, anëtar në Komisionin për Arsim Shkencë dhe Teknologji, si dhe deputet i Lidhjes Demokratike te Kosovës, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se politikanët po keqpërdorin këtë kategori për arsye personale

Image
Fidan Rekaliu

“Mësimdhënësit kanë qenë shtylla kurrizore e organizimit shoqëror në kundërshtimin e pushtetit të dhunshëm të Serbisë në vitet e 90'ta, duke e mbajtur po ashtu të gjallë dëshirën dhe frymën për arsimim, emancipim dhe zhvillim kulturor të popullit të Kosovës. Unë besoj se kontributi i tyre është aq i madh sa nuk mund të ketë para në botë që ta shpërblente në mënyrë meritore atë peshë. Stazhi i punës, statusi dhe të gjitha këto, do të duhej mos ishin temë në 2018”, ka thënë ai.

Tutje Rekaliu shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkrahë dhe do ta mbështesë gjithmonë këtë kategori

“Është krijuar një praktikë e keqe në 10 vitet e fundit ku politikanë dhe liderë nuk përtojnë të tentojnë që të keqpërdorin politikisht këtë kategori tepër të vlefshme për garantimin e të ardhmës së vendit. Tendenca për keqpërdorim të mësimdhënësve gjithmonë ka të bëjë me situatën jo të favorshme dhe pozitës së tyre sa i takon të ardhurave dhe shpërblimit për punën e tyre. Unë i përkrahë në çdo rast kërkesat e drejta të mësimdhënësve tanë. Tek LDK dhe tek unë në kuader të saj, ata do të gjejnë gjithmonë mbështetje dhe bashkëpunim për ta ngritur dhe fuqizuar, në çdo drejtim, arsimin në Republikën e Kosovës”, ka përfunduar Rekaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat