SHBA ripërsëritë qëndrimin: Iniciuesit e shfuqizimit të Speciales do t`iu nënshtrohen pasojave të ashpra

Politika

SHBA ripërsëritë qëndrimin: Iniciuesit e shfuqizimit të Speciales do t`iu nënshtrohen pasojave të ashpra

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 17 janar 2018 Në ora: 20:18
Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie, gjatë intervistës ekskluzive për gazetën “Bota sot”

“Kosova e ka themeluar Gjykatën Speciale për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata individë që janë akuzuar që kanë kryer krime kundër individëve gjatë kohës së luftës së Kosovës për liri. Gjykata Speciale nuk është për drejtësi për një vend, për një ushtri apo për një grup etnik, ka të bëjë me drejtësinë për viktimat individuale”, ka thënë ambasadori Delawie.

Tentimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale i nxori punë ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, edhe ditën e mërkurë.

Kjo për faktin se teksa po pritej të fillonte mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për të diskutuar lidhur me kërkesën e 43 deputetëve të koalicionit qeverisës për shfuqizimin e Speciales, ai ka vizituar presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Pas përfundimit të takimit me të parin e shtetit, ambasadori i shtetit më të fuqishëm në botë nuk ka bërë një deklaratë për media.

Por, disa orë para këtij takimi, në një adresim për media, Delawie është shprehur kritik ndaj deputetëve që ende nuk kanë hequr dorë nga këmbëngulja e tyre për shpërbërjen e Speciales.

Në adresimin e tij për mediat Delawie ka paralajmëruar deputetët e Kuvendit si dhe politikanët të cilët e përkrahin shfuqizimin e Gjykatës Speciale do të përballen me pasoja të rënda.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat