Vrasja e Ivanoviçit, rrezik për destabilizimin e Kosovës nga Rusia dhe Serbia

Politika

Vrasja e Ivanoviçit, rrezik për destabilizimin e Kosovës nga Rusia dhe Serbia

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 16 janar 2018 Në ora: 12:21
Oliver Ivanoviç

Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviç mund të jetë vrarë nga një klan serb në veri për qërim hesapesh ose për ta eliminuar atë si dëshmitar për krimet që ai dyshohet t’i ketë kryer menjëherë pas luftës në veri të vendit.

Kështu thonë analistë politik dhe njohës të sigurisë në vend.

Por, ata thonë se pas vrasjes së tij rreziku për destabilizimin e vendit nga ana e Serbisë dhe Rusisë mbetet shumë i lartë.

Image
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi

“Unë mendoj se në këtë vrasje luajnë rol shumë faktor. Faktori i parë është ajo tendenca e Serbisë dhe Rusisë për të paraqitur Kosovën si vend jo stabile, e më pas të lobojnë për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës nga disa shtete që na kanë njohur. Madje, këtë e tha hapur ministri i jashtëm, Ivica Daqiç se shteti i tij po punon për të zbritur njohjen e pavarësisë së Kosovës ndër 100 shtete”, thotë Kajtazi për “Bota sot”.

Edhe analisti politik, Haki Abazi thotë se kjo vrasje rriten shkallën e rrezikshmërisë.

“Pezullimi i bisedimeve është veprim i pritshëm, dhe gjithashtu vrasja e Ivanoviç në këtë kohë të ndjeshme të zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, Rritë shkallen e rrezikshmërisë, pasigurisë dhe zvogëlon mundësinë e parashikimeve”.

Ivanoviç mund të jetë vrarë nga klanet në veri

Vrasja e Ivanoviçit po dyshohet se është bërë për qërim hesapesh nga klanet serbe.

“Vrasja e Ivanoviçiot mund të jetë bërë për qërim hesapesh brenda klaneve në veri. Oliveri ka kontrolluar një klan të pjesës veriore që ka pasur përfitime ekonomike, i cili edhe e ka determinuar jetën politike në pjesën veriore”, thotë eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi për “Bota sot”.

Edhe Haki Abazi thotë se vrasja e tij mund të jetë bërë për dy arsye.

Image
Analisti politik, Haki Abazi

“Gjithsesi ky veprim mund të jetë qërim hesapesh përbrenda klanit të Rojave të Urës por nuk e besoj që është vetëm kaq. Ky duket si një atentat i përgatitur mire për të eliminuar një dëshmitar të rëndësishëm. Institucionet e vendit duhet të veprojnë më të gjitha forcat institucionale për të kapur kryerësit dhe në këtë moment çdo i dyshuar duhet ndaluar për bisede”, thotë analisti politik Haki Abazi.

Ai thotë se pas kësaj vrasje, duhet kujdes i shtuar edhe në pjesën jugore të Mitrovicës.

“Vrasja është edhe dështim për EULEX me që ka lejuar që vrasja e zyrtarit të EULEX të kalojë në heshtje dhe fajtoret nuk janë gjetur njësoj sikur në rastin e Enver Zymberaj dhe sulmeve tjera në veri. Besoj që duhet kujdes i shtuar edhe në jug me që shumë lehtë këto situata bashkë me deklarimet e pamatura të politikanëve siç ishte ajo e Veselit dje të krijojnë situata të palakueshme në vend”, shtoi Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat