Juristi i njohur tregon se kush e solli Gjykatën Speciale në Kosovë

Politika

Juristi i njohur tregon se kush e solli Gjykatën Speciale në Kosovë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 janar 2018 Në ora: 22:03
Ilustrim

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell të mërkurën ka thënë se Gjykata Speciale është krijuar për t`i zbardhur krimet e luftës.

Po ashtu, O’Connell ka thënë se  shteti i Kosovës nuk ka treguar gatishmëri dhe aftësi për krimet që janë bërë gjatë kësaj kohe.

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi ka thënë se kjo nuk është aq e thjeshtë sikurse ka deklaruar ambasadori O'Connell, për më tepër ai ka cekur disa etapa të cilat i ka kaluar shteti i Kosovës.

Image
Muhamet Kelmendi

“Nuk mendoj se çështja është aq e thjeshte si ka deklaruar ambasadori i Anglise, O'Connellit. Kosova ishte deri në vitin 2008 kur u shpalle pavarësia nën Rezolutën 1244 dhe sipas kësaj Rezolute kompetencat për të i ndjekur krimet e luftës në UNMIK dhe në gjykatat e prokurorit që kontrolloheshin dhe udhëhiqeshin nga UNMIK. Po UNMIK akuzoi vetëm shqiptaret. Kemi shumë raste të të dënuarave. Edha pas viti 2008 këto kompetenca ishin nën EULEX. EULEX u morr me raste dhe dënoi disa grupe me dënime”, ka thënë Kelmendi.

Po ashtu, O’Connell ka përmendur si shembull edhe rastin e ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku që është i akuzuar për krime lufte.

Lidhur më këtë, ai ka thënë se Gjykata Speciale është krijuar pas rastit të Lushtakut dhe se sistemi i drejtësisë në Kosovës është i brishtë.

“Por, e gjithë kjo nuk do të thotë, se drejtësia në Kosovë nuk ka mundur të krijojë një Gjykatë Speciale dhe të merret me rastet e krimit të bërë në Kosovë.

Kurse, rasti i Sami Lushtakut është i vonshëm. Gjykata Speciale u krijuan para rastit të Lushtakut.

Kjo gjykate e ka burimin Raportin e Dick Martit në KE në vitin 2011. Në këtë kohë kishte filluar puna për këtë gjykatë. Por, është fakt se sistemi i së drejtës në Kosovë është i bresht. Drejtësia është larg”, ka deklaruar Kelmendit për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat