Ja kur mund të ketë rinumërim të votave

Politika

Ja kur mund të ketë rinumërim të votave

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 nëntor 2017 Në ora: 22:54
Ilustrim

Të dielën e javës që lamë pas është mbajtur balotazhi për zgjedhjet lokale në 19 komunat në Kosovës, por nga rezultati i këtij raundit të dytë nuk dolën të kënaqura disa parti në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës përmes konferencave për media kanë kërkuar që të bëhet rinumërimi i votave.

LDK-ja ka kërkuar që të ketë rinumërim i të gjitha kutive të votimit në Komunën e Prishtinës, ku doli fitues kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Ndërsa, PDK-ja ka kërkuar që të ketë rinumërim dhe rivotim nëpër qendrat ku janë gjetur parregullsitë në Komunën e Prizrenit dhe të Rahovecit.

Image
Muhamet Kelmendi

Lidhur me këtë çështje,  njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi ka sqaruar për “Bota sot” se mund të ketë rinumërim të votave vetëm kur të konstatohet se ka pasur dëmtim të rezultatit.

“Nëse konstatohen shkelje të mëdha që e prishin dhe dëmtojnë rezultatin e zgjedhjeve bëhet rinumërimi”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Kelmendi ka shpjeguar se në ligj ekziston ky formulim dhe se shkeljet duhet të vërtetohen.

“Pritet nga organet kompetente të vendosin. Mundësitë për rinumërim janë. Shkeljet duhet të vërtetohen”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat