Kalkulimet e ulëta politike për koalicion me krimin

Politika

Kalkulimet e ulëta politike për koalicion me krimin

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 28 korrik 2017 Në ora: 17:24
Korrupsion

Pak ditë kanë mbetur deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Për pak ditë do të dihet se kush do të drejtojë shtetin e Kosovës për 4 vitet e ardhshme, në përjashtim të befasive që mund të ndodhin gjatë rrugës. Kujtojmë se thuajse asnjë qeveri e pasluftës nuk ka pasur mandat të plotë. Politikat dhe inatet ndër-personale të partive politike bëhen vetëm për spektakël, pasi ato çdo herë përfundojnë duke biseduar me njëra tjetrën e duke i harruar akuzat e përçarjet ndërmjet vete.

Edhe refuzimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës kundrejt PDK-së, po ndodhë vetëm për kalkulime politike. LDK e ka marr personale kurthin që i`a bëri PDK-ja në maj të këtij viti duke e dërguar vendin në zgjedhje. Në vend të kësaj, LDK nuk do të duhej ta dëshironte PDK-në e inkriminuar, PDK-në e dyshuar për krime. E krim nuk ka vetëm brenda PDK-së, të cilën po e lufton LDK-ja. Krim ka edhe brenda partive të tjera kundërshtare të LDK-së.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të 11 qershorit, Ramush Haradinaj po bën përpjekje të siguroj numrat për t`u zgjedhur Kryeministër i vendit. Këtë po e ka të vështirë ta arrij, pasi nuk po përkrahet nga koalicioni dhe partitë kundërshtare, me arsyetimin se është bashkuar me PDK-në. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat