“Bota sot”, cak i sulmeve të nëntokës së krimit të pasluftës

Politika

“Bota sot”, cak i sulmeve të nëntokës së krimit të pasluftës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 7 korrik 2017 Në ora: 17:30
Zyrat e redaksisë së gazetës “Bota sot”, në Zurich, 1998/2002

Sipas analistit Skënder Zogaj, arrestimi i sulmuesit në Zvicër do të duhet të prek ndërgjegjen njerëzore dhe profesionale të strukturave zyrtare të hetuesive dhe gjykatave për parandalimin , zbulimin dhe dënimin e krimeve.

Arrestimi i terroristit në Zvicër për sulmin që e bëri me bombë në vitin 2002 në Cyrih të Zvicrës ndaj gazetës "Bota sot", është shembulli më i mirë që duhet ti jepet drejtësisë në Kosovë, e cila mjerisht nuk ka bërë asgjë deri më tani për zbardhjen e krimeve të pasluftës.

14 vite pasi redaksia e gazetës “Bota Sot” mori një pako me një granatë të prodhimit rus, autoritetet zvicerane kanë arrestuar një person dhe kanë ngritur aktakuzë kundër tij.

Arrestimet e tilla të një shteti ligjor siç është Zvicra, i japin shembull Kosovës se si duhet e funksionuar sistemi i drejtësisë dhe asaj të sigurisë në Kosovë.

Analistët thonë se, Kosova po vazhdon të përballet me një sistem të kriminalizuar të drejtësisë, në shërbim të krimit e cila punon për të mbrojtur krimin dhe jo të vërtetën.

Analisti politik Skender Zogaj, ka vlerësuar se heshtja e përpjekjes për sulm terrorist kundër gazetës kombëtare "Bota sot" është edhe një dëshmi më shumë për mosfunksionimin e organeve të drejtësisë në Kosovë, që vërtetohet se janë të kapura nga nëntoka e krimit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat