Eksperti i Sigurisë paralajmërim të rrezikshëm për Kosovën: Rusët kanë hapur kuletën dhe...

Politika

Eksperti i Sigurisë paralajmërim të rrezikshëm për Kosovën: Rusët kanë hapur kuletën dhe...

Nga: P.R Më: 5 maj 2017 Në ora: 14:55
Fadil Kajtazi

Fadil Kajtazi, Ekspert i njohur i Sigurisë, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se pozita gjeografike në të cilën gjendet Kosova, e bën atë që të atakohet nga shumë vende të shumta, ku sipas tij është e qartë që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.

“Pozita gjeografike e Kosovës i ka determinuar edhe një pozicion gjeopolitik ku gërshetohen interesa te shumta. Struktura etnike e popullsisë, struktura fetare, kulturore, e bën Kosovën si vend atraktiv te shteteve te ndryshme për te shfrytëzuar qofte si trampoline për t'u hedhur drejt perëndimit, ose drejte lindjes. Fakti se jemi shtet i ri dhe i pa konsoliduar ende, gjithashtu krijon qarje për te depërtuar element qe munde te destabilizojnë situatën. Dhe fakti se Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe fakti se ajo po tenton qe këtë pretendim ta realizoj duke lëvizur ne orbitën ruse është një gjë qe duket pa e futur ne mikroskop”, ka shkruar Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, tani çështja shtrohet apo duhet te shtrohet se ku lëvizë ky kontingjent destabilizues që qenka aq i madh e ne nuk po e shohim? 

“Te gjinden element kriminal për t'i futur ne aktivitete kriminale dhe me prirje qe ato te eskalojne ne veprime subversive, nuk është qe e vështir. Vendi si Kosova ka njerëz te kësaj kategorie me bollëk. Kjo nuk është e vështirë te realizohet ne te gjitha vendet e Ballkanit. Por, ne këtë rast kemi dy politika: ajo perëndimore e cila po tenton ta ndërtoj paqen ne Ballkan dhe ato lindore - ruse qe përmes Serbise po përpiqet ta minoj këtë paqe. Dhe ky kontingjent qe i fute ne veprim elementet kriminal është i prodhuar nga struktura te specializuara kryesisht ne Beograd, dhe ne disa vende te Lindjes se Afërt”, shkruan Kajtazi.

Sipas Kajtazit, ky kontingjent është i pozicionuar mirë në parti politike, në media e institucione shtetërore.

“Ky kontingjent është i pozicionuar mire ne parti politike, media dhe institucione shtetërore i cili për detyrë ka ta sabotoj funksionimin e shtetit dhe ta largoj Kosovën nga rruga euro atlantike. Kjo është mënyra me e mire e kthimit te Serbisë ne Kosove ndonëse për dike kjo duket absurditet. Kjo strukture qe ne gjuhen e shërbimeve quhet "agjenture infuente" këtë sabotim e bene ne emër te "atdhedashurisë". Sulmi me i freskët i kësaj kategorie është ai qe është duke akomoduar ne media dhe parti politike me qellim për te devijuar diskursin euroatlantik te Kosovës. Për këtë pune, Serbia ka logjistiken, ruset kane hapur kuletën dhe lakmitarët e lekut po bëjnë kërdi dhe po e minojnë ardhmërinë këtij vendi dhe populli te shumëvuajtur”, përfundon Kajtazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat