Kosova përgatit 'shuplakën' e radhës kundër Serbisë

Politika

Kosova përgatit 'shuplakën' e radhës kundër Serbisë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 prill 2017 Në ora: 09:24
Një polic serb i ofron ujë një fshatari të moshuar shqiptar në Kosovë. Njeriu i vjetër është i vetmi banor i mbetur në Gllogjan pasi policia serbe ripushtoi fshatin

Pavarësisht deklaratave të autoriteteve serbe, të cilat e kanë cilësuar si të pamundur padinë e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid, njohës të çështjeve juridike dhe politike në vend, thonë se ka disa mundësi të cilat Kosova mund t`i shfrytëzojë për ta paditur Serbinë për gjenocid.  Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë, se po i shqyrtojnë mundësitë që Kosova të ushtroj padi ndaj Serbisë për gjenocid. Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e autoriteteve serbe.  Ndërsa, njohës të çështjeve kushtetuese, e politike kanë vlerësuar se pa legjitimacion nuk ka reparacion, megjithatë sipas tyre, Kosova ka të drejtë të kërkojë drejtësi. Sipas tyre, Kosova ka mundësi të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ja njohin ligjet ndërkombëtare dhe të ngrij padinë ndaj Serbisë për krimet dhe gjenocidin e bërë. Ata kanë vlerësuar se koha që Kosova, më në fund duhet ti përdorë të gjitha mekanizmat e mundshëm dhe ta padisë Serbinë për krimet njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të shikohen të gjitha mundësitë për të paditur Serbinë 

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka vlerësuar se në këtë rast kanë dështuar të gjitha qeveritë, të cilat nuk kanë bërë padi penale ndaj Serbisë për gjenocidin e bërë.

“Është e vërtetë që jemi 17 vjet pas luftës e të gjitha qeveritë kanë dështuar totalisht në adresimin dhe gjykimin e krimeve dhe dëmeve të luftës, që i ka bërë Serbia gjenocidale në Kosovë. Edhe pse ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe faktet që të ushtrohet padi penale e civile, e madje me mundësitë edhe për akuzën për gjenocid të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, kjo deri sot nuk ka ndodhur”, është shprehur deputeti Lekaj.  Sipas tij,këtu kanë faj jo vetëm qeveritë e Kosovës sidomos pas shpalljes së pavarësisë, por edhe UNMIK-u edhe EULEX-i.  “Nuk mund të them tani për mundësinë që Tirana ta parashtrojë një padi të tillë ndaj Serbisë, por se duhet të shikohen të gjitha mundësitë që kjo të ndodhë, duhet të shikohen. Serbia duhet të përgjigjet për të gjitha ato të bëma tmerruese që i ka shkaktuar në Ballkan e konkretisht në Kosovë, kundër jo serbëve”, ka thënë deputeti Lekaj. Edhe, deputeti i LDK-së Blerim Grainca, ka deklaruar se instituticonet tona që nga pas lufta janë treguar jo serioze në raport me padinë ndaj Serbisë qoftë për gjenocid, qoftë për dëmet e luftës. Sipas tij, ka ardhur koha që Kosova, më në fund ti përdorë të gjitha mekanzimat e mundshëm dhe ta padisë Serbinë për krimet njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.   

“ Kosova ka mundësi të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ja njohin ligjet ndërkombëtare dhe të ngrij padinë ndaj Serbisë për krimet dhe gjenocidin e bërë”, është shprehur deputeti Grainca.

Padia mund të ngrihet edhe nga Shqipëria?

Njohësi i çështjeve juridike nga Shqipëria avokat Arben Keka ka vlerësuar,  se në parim të së drejtës ndërkombëtare është një e drejtë absolute kur ka fakte si në rastin e Kosovës.  “Nga ana e shtetit të Kosovës absolutisht nuk bëhet por në rastin e Shqipërisë në parim po  meqë nga shteti amë edhe mund të bëhet”, ka thënë avokati Keka. Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike nga Shqipëria Ilir Vata ka bërë të ditur se askush nuk mund të ndalë një të drejtë të ligjshme siç është e drejta e padisë dhe më keq akoma kur bëhet fjalë për krime kundër njerëzimit, lehtësisht të provueshme. Ai ka thënë,  se për faktin që janë bërë gjithë këto padrejtësi, atëherë sigurisht se edhe një shtet mundet të ngrijë padi , sepse rasti i gjenocidit serb në Kosovë është një makabritet. “Në aspektin ligjor,Tirana zyrtare mund të bëhet palë në gjyq por në aspektin juridik nuk mund të kalojë kompetencat shtetësore sipas gjykatës ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare. Kosova tashmë është e pavarur, dhe mjafton që kjo çështje të jetë e ngritur, e mbajtur peshë sepse është një e drejtë që mund të kërkohet, në çdo kohë, pasi sipas të drejtës ndërkombëtare krimet kundër njerëzimit, si gjenocidi nuk i nështrohet parashtrimit” është shprehur njohësi i çështjeve juridike Ilir Vata.   Edhe, njohësi i çështjeve juridike avokati Adrian Gjoshi ka vlerësuar, se ekzistojnë arsye tashmë të ditura, të cilat janë pengesë për një padi të suksseshme në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Serbisë.  Sipas tij, sa i përket ndihmës nga ana e Shqipërisë, duhet shtuar fakti se, Kosova prej kohësh ka pasur entitet të veçantë ligjor.  “Fillimisht në ish-Jugosllavi, duke qenë element konstituiv i federatës, si shtet i përbërë; dhe në kohën e sotme, shtet në vete, si shtet i thjeshtë. Vendi ynë sado që ka subjektivitet të brishtë ndërkombëtarë, megjithatë, ka krijuar realitet dhe identitet të ri ka krijuar shtet. Pra, Kosova mund të kërkojë reparacion për veten dhe përmes vetes, e assesi -  për veten përmes të tjerëve. Ndihma nga Shqipëria duhet të vijë përmes lobimit për integrim në organizma ndërkombëtar, që rrjedhimisht do të nënkuptonte fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar”, është shprehur Gjoshi.   Ai ka vlerësuar, se siç kërkohet edhe në raportet juridiko-private, ashtu edhe në raportet e së drejtës ndërkombëtare publike, palët duhet të kenë legjitimacion real aktiv dhe pasiv.  “Legjitimacioni real aktiv, ka të bëjë me palën paditëse, që nënkupton që palës paditëse dhe jo dikujt tjetër i takon një e drejtë e pretenduar. Me fjalë tjera, nuk mund dikush tjetër të kërkoj mbrojtje gjyqësore, por vetëm ajo palë që i takon një e drejtë, pra, vetëm Kosova ka të drejtë të kërkoj kompensim dëmi. Kurse sa i takon legjitimacionit real pasiv, pala e paditur ka për obligim ta përmbush detyrimin, në rastin konkret, Serbia duhet ta bëjë kompensimin e dëmit, dhe jo dikush tjetër. Për t’u kthyer te pengesat procedurale për depozitimin e një padie në GJND, vlerësoj se, pavarësisht kësaj, për Kosovën ekziston një dritë e dobët në fund të tunelit. Kjo, meqë Serbia konsiderohet si pasardhëse e ish-Jugosllavisë, e cila ishte nënshkruese e parezervë e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit dhe mbi këtë bazë, potencialisht do të mund të paditej. Megjithatë, duhet pranuar se një interpretim i tillë, vështirë se do të mund të bëhej dhe pranohej, meqë në përbërjen e GJND-së ka gjyqtarë të shteteve kundërshtuese të shtetit të Kosovës”, është shprehur avokati Gjoshi. Ndërkaq,  avokati Tomë Gashi, ka pohuar se Kosova ka të drejtë që ta padisë Serbinë për gjenocid përmes Shqipërisë.  Sipas tij, për ta akuzuar Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, mund të përdoren shumë mekanzima dhe nuk është e nevojshme që Kosova të jetë e pranuar si shtet nga OKB-ja.  “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ka qenë objekt shqyrtimi në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë kur Serbia parashtroi pyetjen në këtë Gjykatë duke kërkuar shpjegim juridik mbi legjitimitetin e Shpalljes së Pavarsisë së Kosovës”, është shprehur avokati Gashi.

Faktet që provojnë gjenocidin

Njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka deklaruar se padinë e tillë për gjenocid mundet ta paraqes vetëm shteti që është anëtar i OKB-së.

Sipas tij, shteti shqiptar ka të drejtë të paraqes padi për gjenocid, sepse kjo është e drejtë që buron edhe nga fakti se Shqipëria është atdheu i shqiptarëve. “Natyrisht se padia e tillë do fakte dhe dëshmi, si dhe mbrojtje profesionale andaj fakte mendoj se ka mjaft. As me parë kur futën botërisht masat gjenidiciale që janë kryer, mbi ato është raportuar shumë. Fjala është për vrasje dhe zhdukjet e mbi 13 mijë shqiptarëve brenda një kohe disa muajshe.  Po ashtu vrasjen e 1500 fëmijëve nën moshën 14 vjet, përdhunime seksuale të 20 mijë femrave shqiptare. Shkatërrimin e mbi 120 mijë objektëve dhe dëbimi me masa gjenodiciale të  70 për qind të popullit. Dhe tani mbi këto fakte paraqitet padia dhe fare nuk mund ti ndalojë shteti serb. Për këtë bashkëpunim dhe bashkërendim të punës midis Tiranës dhe Prishtinës, sepse pa këtë nuk ecet në rrugën e tillë”, është shprehur profesor  Kelmendi.  Edhe për ekspertin e  sigursisë Avni Islami ka thënë se krimet e kryera në Kosovë në periudhën 1998-1999 janë krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve.  Ai ka thënë se kemi me miliona fakte, dhe Serbia ishte dashur të paditet kaherë, por sipas procedurave meqenëse Kosova nuk është anëtare e OKB-ës, atëherë nuk ka se si. “ Mundësitë janë reale që përmes një vendi tjetër të dorëzohet padia, dhe më së afërmi është që përmes shtetit shqiptar të dorzohet materiali e nevojshëm dhe zyrtarisht të akuzohet shteti serb për gjenocidin dhe krimet e kryra kundër shqiptarëve të Kosovës në periudhën 1998-1999.” është shprehur, eksperti i sigurisë Islami.  Në të njëjtën linjë ka qëndruar, analisti politik Jeton Kelmendi  vlerëson,  se  Kosova ka mundur dhe mundet ta padisë përmes Tiranës apo përmes Kroacisë .  “ Por problemi është se Kosova nuk ka qenë asnjëherë e gatshme që ta padisë Serbinë. Dhe sigurisht mekanizmat ndërkombëtare kanë qenë më të afërta me Serbinë. Pastaj Qeveritë që e kanë qeverisë Kosovën , gjithherë kanë qenë të kapura ose të shantazhuara për shkak të kërcënmimeve që i kanë bërë shefat e institucioneve të Kosovës ose kanë punuar sipas instruksioneve të Serbisë dhe qarqeve të caktuara siç kemi edhe tani”, është shprehur Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat