Vendimet e Qeverisë së Kosovës “shuplakë” Serbisë

Politika

Vendimet e Qeverisë së Kosovës “shuplakë” Serbisë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 29 mars 2017 Në ora: 07:29
Kabinteti qeveritar

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, ditë më parë  ka marrë vendim që të gjitha patundshmëritë që ishin në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të  ish-Republikës Socialiste të Serbisë që ndodhen në Kosovë të regjistrohen tashmë si prona të Kosovës.

Në vendimin e firmosur nga kryeministri i vendit Isa Mustafa, thuhet  se “Agjencia e Kadastrës së Kosovës që ta bëjë regjistrimin e të drejtës pronësore sipas procedurave brenda afatit që është përcaktuar me ligj”.

Por kundër këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës kishte reaguar ashpër kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ku sipas të cilit Kosova po grabit pronat serbe në Kosovë, dhe se qeveria serbe ka marrë vendim me të cilën udhëzimi i Prishtinës për konfiskimin e pasurisë serbe në Kosovë shpallet i pavlefshëm, ashtu siç ka bërë edhe me rastin e Trepçës.

Por, pavarësisht, reagimit të  Qeveria e Serbisë,  vendimi i Qeverisë së Kosovës për këtë çështje është i plotfuqishëm dhe madje,  ka filluar të prodhojë efekte pozitive që në ditët kur ka hyrë në fuqi. Sipas zyrtarëve qeveritarë,  vendimi i Serbisë për ta rrëzuar vendimin e kryeministrit Mustafa,  nuk është asgjë tjetër, përveçse një lojë e radhës e Serbisë, pasi vendimet e qeverisë së Kosovës nuk i rrëzon dot qeveria e Serbisë, sepse Kosova nuk është krahina autonome apo kolonia e Serbisë.

Shuplakë Serbisë

Zv/ Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, ka vlerësuar, se po të pyetej Qeveria e Serbisë, ata edhe deklarimin e pavarësisë do ta shpallnin të pavlefshëm, por megjithatë ata nuk i pyet me askush.  “Ato vendime të tyre kanë të bëjnë më shumë me opinionin e brendshëm serb, sesa me realitetin, të cilin politikanët serb e dinë dhe e kuptojnë mirë”, ka thënë Gecaj. Ndërsa, këshilltari politik i kryeministrit Faton Abullahu ka pohuar,  se vendimi i Qeverisë së Kosovës për këtë çështje është i plotfuqishëm dhe ka filluar të prodhojë efekte pozitive që në ditët kur ka hyrë në fuqi. Sipas tij, ky vendim përndryshe është në përputhshmëri të plotë me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës, për më shumë edhe me parimet mbi të cilat ndërtohet shteti ynë.

Po të pyetej Beogradi zyrtarë për gjëra të tilla e të ngjashme si këto, ne nuk do të kishim as shtet, as institucione të pavarura e për rrjtdhojë as edhe vendime të ngjashme si kjo”, ka thënë Abdullahu. 

Ndërkaq, deputeti i VV-së Rexhep Selimi ka vlerësuar se Serbia po e respekton Kushtetutën e saj, por të njëjtën gjë nuk do të duhej ta bënte edhe Qeveria e Kosovës, e cila po pranon të bisedojë me Serbinë për Kosovën. 

“Negociatat me Serbinë për Kosovën janë njëkohësisht edhe mosmohim i Kushtetutës së Serbisë, e cila e konsideron Kosovën si pjesë të sajë.Prandaj edhe vendimet e Serbisë do të mohoheshin nëse do të mohoheshin negociatat”, është shprehur deputeti Selimi.  Ndërsa, zyrtari i AAK-së Avni Arifi ka thënë,  se në rrethana normale vendimi i Republikës së Serbisë është i papërfillshëm. Megjithatë sipas tij,  ne nuk i dimë të gjitha rrethanat në kuptim të asaj se çfarë obligimesh ka marrë delegacioni i Kosovës në bisedime. “Si do që të jetë, për ne si AAK asnjë vendim i Republikës së Serbisë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk është valid,” është shprehur Arifi.

Vendimet  e vitit 1989, nuk kanë vlerë juridike

Ndryshe analisti politik Rexhep Shahu ka thënë, se nëse dyzohet dhe nëse nuk e ka seriozisht, apo nëse tregohet i pavendosur kryeministri Mustafa në këtë rast dhe qeveria e tij, vetëm atëherë Serbia mund të fus shkopin nën rrotat e Kosovës.   

“Përndryshe Serbia mos të sheh ëndërra me sy hapur, sepse Kosova është shtet pa dashjen e Serbisë, pa hatër të Serbisë dhe nuk vepron sipas qejfit e dëshirave të saj.

“Vendimet e Qeverisë së Kosovës se nuk i rrëzon dot qeveria e Serbisë, sepse Kosova nuk është krahina autonome apo kolonia e Serbisë. Por gjithçka varet tek qëndrueshmëria dhe serioziteti i qeverisë së Kosovës”, ka thënë analisti politik Shahu.  Edhe  njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka pohuar,  se në vendimin e nxjerrë në vitin 1999 të KS të OKB thuhet se të gjitha vendimet që mbi Kosovën janë nxjerrë nga viti 1989 nuk kanë vlerë juridike. 

Sipas tij,vendimi i tillë, tregon se titulli juridik i pronësisë i krijuar nga ana e Serbisë mbi pasurinë e tundshme dhe të patundshme në Kosovë nga Serbia nuk kanë vlerë. 

“Me këtë del se prona në Kosovë që ka kaluar në pronë të shtetit serb pas vitit 1989 nuk pranohet. Ajo i takon Kosovës dhe Serbia nuk ka asnjë të drejtë të përzihet, prandaj të gjitha format e Kosovës të ndërtuara në ish Jugosllavi mbesin pronë e Kosovës, sepse të tilla kanë edhe kanë qenë. Ato nuk kalojnë në pronë të shtetit Serb. Vendimi i tashëm i Serbisë ka efekt vetëm për ato prona të krijuara para vitit 1989. Ajo duhet dokumentuar me provë se e është firmë apo  biznes. Ndërsa, prona e krijuar pas vitit 1989, nuk ka ndonjë efekt juridik. Këndej vendimi i qeverisë për pronën  është i drejtë dhe nuk ka mundet assesi shteti serb ta anulojë në asnjë mënyrë. Por, çdo pronar ka të drejtë të zhvillojë procedurë civile pranë Gjykatës në Kosovë, për të vërtetuar pronësinë sepse kjo është ligjorja”, ka thënë njohësi çështjeve juridike Kelmendi.

Të jetohet vendimi i Qeverisë së Kosovës

Analisti politik Skender Zogaj, ka vlerësuar se serbët e kanë karakteristikë gjenetike gënjeshtrën, që e përdorin me një perfiditet të lartë mjeshtëror, dhe që, historikisht u ka sjell përfitime të shumta, sidomos në raport me shqiptarët, të cilëve ua kanë marrë tokën dhe u janë bërë hisenik.

Sipas tij, kjo i përket të kaluarës sepse, ka vdekur koha dhe bashkë me të edhe "profecia gjenetike" e tyre, sepse, Kosova çliruar dhe shqiptarët janë zot të tokës së tyre, të cilën mund ta përdorin siç duan dhe dëshirojnë. 

“Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur, prandaj vendimi i Qeverisë së Kosovës për regjistrimin në kadastër të pronave publike, bizneseve dhe fabrikave të ndërtuara në kohën e ish-Jugosllavisë, është i plotfuqishëm dhe i palëkundshëm. Vendimet e një shteti tjetër, siç është Serbia, për të kontestuar vendimet e Kosovës nuk paraqesin asgjë, sepse, janë lojë e mjerë e një shteti të mjerë, me popull mjeran. Qeveria e Kosovës krahas vendimit duhet të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura përkatëse për të jetësuar vendimin e saj, pa e vrarë fare mendjen për Serbinë, e cila, nuk e ka shumë hallin te pronat që janë brenda territorit tashmë të pranuar ndërkombëtarisht, por, e ka hallin te pronat e tjera që vazhdojnë të mbeten nën juridiksionin e Serbisë, siç është Lugina e Preshevës, e të tjera, që janë aneksuar me dhunë pas Luftës së Dytë Botërorë dhe, të cilat dihet se janë të kolonializuara dhe se, herdo-kurdo kanë për t'iu kthyer popullit pronarë.  Është mirë që këtë ta kuptojnë banorët e konvertuar në serbë që dihet se, në Serbi janë rreth 1.2 milion, e të cilët e dinë prejardhjen e tyre dhe arsyen e konvertimit ne serbë, malazezë, myslimanë, boshnjakë, turq. Kjo është dhimbja e Serbisë, e cila nuk bën mirë të ngacmojë vendimet e shtetit të pavarur të Kosovës, sepse një fjalë e urtë shqiptare thotë "mos e nguc grejzën me krande, se e gjen të zezën tënde”, është shprehur Zogaj.

Ndërsa, analisti politik Ali Hertica ka vlerësuar,  se deklarimet e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, janë  qesharake.

Sipas të njëjtit, vendimi i marrë,   adekuat dhe shumë i ligjshëm i Qeverisë së Kosovës për pronat është i bazuar në ligjet dhe në Kushtetutën apo paragrafet e saja të Republikës së  Kosovës. 

“Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Planin e Ahtisarit, janë marrë vendime të Qeverisë së Kosovës ku shteti i Serbisë nuk është më ekzistencialisht dhe jo valid për tërë territorin e Kosovës, sepse tani shteti i Kosovë ka të gjitha instancat e shtetit. Ato vendime që ka marrë Serbia janë çështje e saj dhe ato vendime  kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç mund t’i zbatojë vetëm në territorin e Republikës së Serbisë e jo në Kosovë. Serbia është e mësuar dhe ende mendon se Kosova është pjesë e saj, sepse politika serbe ka këtë pretendim territorial. Tani të gjithë e dimë se ligji ndërkombëtar, thotë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nuk i jep mundësi Qeverisë së Serbisë, për të anuluar vendimet e Qeverisë së Kosovës, kur merr vendime për cështje të shtetit të tij në cështje madhore apo qfar do cështje tjera”, ka theksuar Hertica.

Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë askend ta pyes kur nuk cenon asgjë fqinësin dhe territoret e tyre dhe sipas kushtetues Serbia nuk ka asnjë juridiksion ndaj Kosovës, pasi Kosova është shtet i pavarur. 

“Dihet botërisht ligji ndërkombëtar në mes dy shteteve dhe këtë madje edhe Serbia e di që  në momentin kur një shtet fiton pavarësinë, siç  është rasti i Kosovës, atëherë krejt pasuria e patundshmëria e shtetit pararendës i takon shtetit që krijohet. Sipas planit të Ahtisarit thuhet se  “Prona e luajtshme dhe paluajtshme e Republikës Federative të Jugosllavisë apo e Republikës së Serbisë, e cila ndodhet brenda territorit të Kosovës, në momentin e marrëveshjes do t’i kalohet në pronësi Kosovës”. Por shteti i Serbisë duke i sinjalizuar serbët e Kosovës, se Serbia ka ende juridiksion në Kosovë, me gënjeshtra nga politika e kryministrit Vucic dhe klikës së tij soveniste, po mundohet në vazhdimësi që ti mbajë ata afër vetes”, ka thënë analisti Hertica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat