Hapja e dosjeve tmerron politikanët

Politika

Hapja e dosjeve tmerron politikanët

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 1 mars 2017 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Hapja e dosjeve, është një temë e nxehtë, që në Kosovë, është lënë në harresë, sa i përket aspektit ligjorë. Me hapje të dosjeve, nënkuptohet që për  zyrtarët e lartë do të kërkohet të dihet,  nëse kanë qenë ose jo pjesë e ish-sigurimit të shtetit dhe pasi të merret verifikimi, atëherë vendoset. Mirëpo ende nuk është proceduar një ligj për këtë çështje, e cila duket se  tmerron një pjesë të madhe të politikanëve. 

Pastaj, është jashtë  logjike, që të presësh nga parlamentarë të inkriminuar, të hapin dosjet e tyre. Nga njëra anë është kjo kastë politike, që deklarohet për pastërtinë e figurave politike dhe nga ana tjetër e njëjta kastë,  hesht në lidhje me Ligjin për Lustracionin. Një situatë e tillë të lë të kuptosh, se një pjesë jo e vogël e politikanëve, janë figura që duhet të kalojnë në procese hetimore.  Faktikisht më herët në lidhje me sistemin e komunizmit,  është debaruar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe më pas ai debat është shuar, duke mos pasur vullnet politik për t’i hyrë një cështjeje të tillë.

Ndërsa përsa u përket spiunëve ose atyre që kanë qenë pjesëtarë të UDB –ës, më e udhës do të ishte që,  ata që kanë dijeni për këtë pikë,  të deklarohen dhe normalisht që prokuroria duhej  të merrej më pas  me ta, pa patur nevojë që Kuvendi të shndërrohet në një arenë, ku vetëm flitet e pastaj nuk veprohet.  

Se Ligji për Lustracionin,  do ta trondiste politikën, pohohet edhe tek -tuk nga ndonjë deputetë. Kështu, deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli,  ndërsa ka folur për ligjin për hapjen e dosjeve nga periudhat e kaluara politike në Kosovë, ka thënë, se kjo çështje  do të hapte telashe të mëdha.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten  në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat