Ligji Antimafia “dridh” mafiozët e skenës politike

Politika

Ligji Antimafia “dridh” mafiozët e skenës politike

Nga: Erona Behrami Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 16:30
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Përderisa MD dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk kanë heqë dorë nga hartimi apo amandamentimi me dispozita ligjore që do të lejonin konfiskimin edhe pa aktgjykim dënues, atëherë konsideroj se gjithçka është në rregull, ndërsa nëse hiqet dorë nga ky ligj, atëherë ky do të ishte një hap mbrapa në krijimin e infrastrukturës ligjore adekuate”, ka theksuar Shqipdon Fazliu.

Ligji “antimafia”, i cili rregullon  çështjen që ka të bëjë me fitimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme po shkon drejt dështimit. Kjo, pasi në Ministrinë e Drejtësisë, vlerësojnë se nuk ka nevojë të procedohet një ligj i veçantë dhe me këtë vendim thuhet se  janë pajtuar edhe përfaqësuesit e BE-së dhe Ambasada Amerikane. Orhan Hajrizi, zyrtarë për informim në MD, i kontaktuar nga gazeta “Bota Sot”, është zotuar se kjo çështje mund të rregullohet me ndryshimin e disa dispozitave në Kodin e Procedurës Penale. 

“Ka një dakordim mes institucioneve vendore dhe po ashtu edhe me përfaqësuesin e BE-së dhe Ambasadës Amerikane, se duke qenë se ka dispozita në Kodin e Procedurës Penale që e rregullojnë këtë çështje, si dhe duke pasur parasysh edhe Ligjin Nr. 04/L-140 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale. Kjo çështje mund të rregullohet me ndryshimin e disa dispozitave në Kodin e Procedurës Penale dhe nuk ka nevojë të procedohet me ligj të veçantë, d.m.th. do të ndryshohet legjislacioni ekzistues, sepse edhe me propozim të BE-së është vlerësuar se nuk ka nevojë  për ligj të ri, por mund të rregullohet me fuqizimin e disa dispozitave në legjislacionin ekzistues. “, ka thënë Hajrizi.  Ndërkaq, zëvendësministri i pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj, ka potencuar se Qeveria nuk merret me këtë punë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat