21 ministra e 41 zv/ministra, për dy milion banorë

Politika

21 ministra e 41 zv/ministra, për dy milion banorë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 tetor 2016 Në ora: 16:37
Foto ilustri, Mbledhja e Qeverisë

Njohësit e çështjeve juridike dhe politike vlerësojnë  se Kosova duhet të bëhet Ligji për Qeverinë, nëpërmjet të cilit do të përcaktohej numri i ministrive dhe zëvendësministrave.  Sipas tyre, një ligj i tillë nuk është miratuar deri më tani për shkak të kompromiseve politike, që janë bërë ndërmjet subjekteve politike që kanë hyrë në koalicion. 

Ligji për Qeverinë është një nga ligjet më urgjente, i cili do të duhej  të miratohet në Kosovë.  Një ligj i tillë ishte paraparë edhe vitin e kaluar në planin legjislativ të Qeverisë, por që nuk ishte proceduar për në Kuvend. Dhe ndonëse Qeveria aktuale kishte miratuar dhe proceduar për në Kuvend 252 projektligje, ku shumica e projektligjeve u shndërruan në ligje pas miratimit në Kuvend, megjithatë në mesin e këtyre ligjeve nuk ndodhet edhe Ligji për Qeverinë e Kosovës. 

Njohësit e çështjeve juridike dhe politike vlerësojnë  se Kosova duhet të bëhet Ligji për Qeverinë, nëpërmjet të cilit do të përcaktohej numri i ministrive dhe zëvendësministrave.  Sipas tyre, një ligj i tillë nuk është miratuar deri më tani për shkak të kompromiseve politike, që janë bërë ndërmjet subjekteve politike që kanë hyrë në koalicion. Ata pohojnë, se Qeveria e Kosovës aktualisht është qeveria më e madhe jo vetëm në rajon, por tejkalon edhe Evropën.

Riza Smaka njohës i çështjeve juridike ka pohuar, se sipas Kushtetutës Qeveria e Kosovës, ishte dashur ta përgatisë projektin e ligjit ta përcaktonte atë dhe t’ia propozonte kuvendit për diskutim eventualisht miratim. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat