Lidhja e Enver Hoxhajt me korrupsionin!

Politika

Lidhja e Enver Hoxhajt me korrupsionin!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 13 tetor 2016 Në ora: 17:46
Enver Hoxhaj

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxha, është akuzuar hapur për korrupsion, nga ish-shefi i sektorit ekonomik në Zyrën Civile Ndërkombëtare, Andrea Lorenzo Capussela. Ndonëse, ky i fundit, ka dhënë një sërë detajesh, nga Hoxhaj, apo edhe zyrtarë të tjerë të Kosovës, nuk ka pasur ndonjë reagim, duke konfirmuar kështu se korrupsioni, tashmë është  kthyer në standart më vetë si dhe duke konfirmuar, se udhëheqja e institucioneve nga njerëz që dyshohen për korrupsion, është procedura më normale në Kosovës.

Në fakt, Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, nuk ka përse të shqetësohet, pasi nuk është i vetmi ndaj të cilit janë bëhen akuza për korrupsion, por qenia nën hetime, apo dyshimet për korrupsion, po përdoren nga politikanët si një kartë apo një as nën mëngë për të ecur përpara në karrierën  e tyre dhe sa që bëhet fjalë për dorëheqje apo llogaridhënie. Sipas Capusselës , Hoxhaj ishte i përfshirë në një skandal për ndarje pronash gjatë kohës sa ka qenë Ministër i Arsimit.

Në një opinion të shkruar për “Balkanist.net”, Capussela thotë se emërimi i Hoxhajt si Ministër i Jashtëm ka paraqitur Kosovën si një vend që nuk brengoset fare për korrupsionin endemik që sipas tij ka kapluar vendin. 

 “Në një anë, zgjedhja e një personi të tillë për të përfaqësuar një nga vendet më të korruptuara të Evropës para bashkësisë ndërkombëtare ka qenë një veprim i sinqertë. Kështu, me këtë zgjedhje, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës i kanë thënë botës “Po, ne jemi të korruptuar, por ne nuk kemi asnjë problem me këtë”, shkruan Capussela. Sipas të njëjtit,  shkarkimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, do të shërbente si akt i rëndësishëm simbolik i luftës ndaj korrupsionit në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat