Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në mesin e serbëve të Kosovës, në një moment politikisht të ndjeshëm pas vrasjes së Oliver Ivanoviq, ka marrë me vete edhe djalin e tij Danilo.
Kjo vizitë, në kushtet e rrethanave, është ndoshta në një farë mënyre më e rëndësishmja dhe analistët vlerësojnë se kjo mund të jetë vendimtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë, por edhe për vazhdimin e dialogut me shqiptarët e Kosovës.