Inaugurohet Qendra e Dijes në UBT

Lajme

Inaugurohet Qendra e Dijes në UBT

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 07:13
ilustrim

Sot inaugurohet Qendra e Dijes në UBT, e cila do të shërbej si hapësirë multifunksionale, e përbërë nga sallat e veçanta për libra, sallën e konferencave, hapësirë të veçantë studimi për studentë dhe studiues të hulumtimit.

Hapja e kësaj qendre është përkrahur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, si dhe USAID, teksa me këtë rast do të marrim pjesë rektori i UBT-së, prof. Dr. Edmond Hajrizi, drejtoresha e departamentit të arsimit të lartë, në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në Kosovë, Drita Kadriu, si dhe profesoresha nga SHBA, Mary Somellwise.

Ngjarja në fjalë do të mbahet në kampusin inovativ të UBT-së, në Lipjan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat