Gjuriq në Leposaviq: Serbia është garantuese e sigurisë së qytetarëve në Kosovë

Lajme

Gjuriq në Leposaviq: Serbia është garantuese e sigurisë së qytetarëve në Kosovë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 00:20
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka vizituar sot Leposaviqin për, siç theksohet, njoftim nga dora e parë për të gjitha sulmet që po bëhen ndaj aktivistëve të Listës Srpska.

Në këto sulme, sipas dëshmive të viktimave, janë përfshirë aktivistë të Partisë së serbëve kosovarë dhe anëtarët e familjes së Dragan Jablanoviqit, kandidat i kësaj partie për prefekt të Leposaviqit, thotë kumtesa e Zyrës.

Gjuriq në takim me përfaqësuesit lokalë të Lista Srpska ka thënë se askush nuk duhet frikësuar nga huliganët dhe se shteti i Serbisë është garant për sigurinë e qytetarëve në Kosovë.

Përpjekja e prishjes së sigurisë së qytetarëve të Serbisë dhe destabilizimi i situatës në veri të Kosovës, sipas fjalëve të Gjuriqit, nuk do të mbeten pa përgjigje dhe reagim të shtetit.

Ai, siç njoftohet, ka vizituar aktivistët e lënduar të Listës Srpska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat