Loja e Serbisë, tërheq përkohësisht ambasadorin nga Franca shkaku i Haradinajt

Lajme

Loja e Serbisë, tërheq përkohësisht ambasadorin nga Franca shkaku i Haradinajt

Më: 30 prill 2017 Në ora: 12:06
Ivica Dacic

Për shkak të vendimit të gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e Ramush Haradinajt, Serbia ka tërhequr ambasadorin e tyre në Francë dhe ka marrë vendim që për 3 muajt e ardhshëm të mos marrin pjesë në ngjarjet në Francë. Kështu ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic. Megjithatë, kjo praktikë e Serbisë ka ndodhur edhe në të kaluarën, kur Kosova u bë shtet i pavarur

Pas vendimi të gjykatës në Colmar për lirimin e kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj, Serbia ka tërhequr ambasadorin e tyre atje dhe ka marrë vendim që për tre muajt e ardhshëm të mos marrin pjesë në asnjë takim diplomatik, shkruan Tanjug.

Në këtë mënyrë, Serbia ka vendosur ta bëjë këtë si shenjë proteste, ndaj vendimit të Gjykatës së Colmarit, e cila nuk e mori parasysh flet-arrestin e lëshuar nga Serbia në vitin 2004 për Ramush Haradinajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat