Jep dorëheqje ish drejtori i CIA-s Woolsey

Lajme

Jep dorëheqje ish drejtori i CIA-s Woolsey

Më: 6 janar 2017 Në ora: 14:08
Ish-drejtori i CIA-s R. James Woolsey Jr

Ish-drejtori i CIA-s R. James Woolsey Jr, një veteran i katër administratave presidenciale dhe një nga ekspertët kryesorë të vendit të inteligjencës, dha dorëheqjen të enjten nga ekipi i tranzicionit të presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, për shkak të tensioneve në rritje mbi vizionin e Trump ndaj agjencive të inteligjencës, shkruan Washington Post.

"Ambasadori Woolsey nuk është më  këshilltari i lartë i presidentit të zgjedhur Trump. Ai i dëshiron suksese presidentit të sapo zgjedhur dhe administratës së tij ", tha Jonathan Franks, zëdhënës i Woolsey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat