Media ka arritur që të sigurojë edhe disa pamje të reja nga vendi ku ka ndodhur vrasja e një nxënësi në afërsi të gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.
Ndërsa gazeta “Bota sot”, ka arritur të sigurojë identitetin e viktimës, i cili është Valon Sadiku, një 22 vjeçar dhe është student në Fakultetin e Informatikës në Universitetin “Isa Boletini”.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se deri në këto momente nuk dihet rrethanat që kanë çuar deri te kjo vrasje.