Turqia, luftë me Sirinë, tanket kapërcejnë kufirin

Lajme

Turqia, luftë me Sirinë, tanket kapërcejnë kufirin

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 14:00
Foto nga vendi ngjarjes

Një duzinë tankesh turke kanë kapërcyer kufirin sirian pasi bombardimit të fuqishëm të një zone të mbajtur nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, raporton BBC.

Kjo është ndërhyrja e parë tokësore e Turqisë në Siri, që nga operacioni i shpejtë dhe i shkurtër që u bë për të zhvendosur varrin e Sulejman Shahut, një figure të nderuar osmane, në shkurt të vitit të kaluar.

Burimet ushtarake thanë për mediat turke se, 70 objektiva në zonën Jarablus janë shkatërruar nga artileria dhe nga goditjet me raketa dhe 12 nga goditjet ajrore.

Forcat special turke kanë hyrë në Siri para tyre, si pjesë e këtij operacioni.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se, operacioni kishte dy synimet: ISIS-in dhe luftëtarët kurdë.

“Forcat e Armatosura Turke dhe Forcat Ajrore Ndërkombëtare të Koalicionit kanë nisur një operacion ushtarak që synon pastrimin e qarkut të Jarablus të krahinës së Alepos nga organizata terroriste ISIS”,- u tha në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryeministrit turk.

Turqia i bombardoi forcat kurde siriane në rajon këtë javë, me synimin që të mos i lejojë të mbushim vakumin që do të krijohet nga largimi i ISIS, tha gazetari i BBC, Mark Loëen nga qyteti Gaziantep pranë kufirit sirian.

Shqetësimi në Ankara është se kurdët mund të krijojnë një zonë autonome në afërsi të kufirit që mund të nxisë separatizmin brenda vetë Turqisë, tha korrespodenti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat