Jakup Krasniqi: Nuk kam krijuar armiqësi, sa mos të flas me akëcilin njeri!

Lajme

Jakup Krasniqi: Nuk kam krijuar armiqësi, sa mos të flas me akëcilin njeri!

Më: 5 maj 2016 Në ora: 22:24

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, thotë se sot ka folur me të gjithë përfaqësuesit politik, pa përjashti.

Përmes një postimi në Facebook ai thotë se nuk ka krijuar armiqësi sa mos t’i flaës ndonjë njeriu.

Më poshtu ju sjellim postimin e plotë të Krasniqit:

KUR MUND TË BISEDOJNË KËTA, PSE NUK MUND TË BISEDOJMË NE?!

Unë më shumë njerëz, kam dallime konceptuale, programore, ideologjike, parimore e politike, por, nuk e kam asnjë njeri që nuk mund ta shikoj në sy. Madje, më fajin tim, nuk kam krijuar asnjë armik personal.

Sot kam fol përzemërsisht me përfaqësues të të gjitha partive politike, të shqiptarëve dhe të komuniteteve pakicë, kam folur me përfaqësues të ShC e personalitete të tjera.

Nuk kam krijuar armiqësi, sa mos të flas me akëcilin njeri!

Dikush ka kapacitet të keqperdor gjithcka per interesin meskin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat