Thaçi dhe Haradinaj në Studime të Vushtrrisë as nuk i shtrënguan duart, as nuk folën

Lajme

Thaçi dhe Haradinaj në Studime të Vushtrrisë as nuk i shtrënguan duart, as nuk folën

Më: 2 maj 2016 Në ora: 17:57

Në Studime të Vushtrrisë sot janë mbledhur qindra qytetarë për të përkujtuar 116 martirët të cilët u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe më 2 maj të vitit 1999.

Me këtë rast të pranishëm ishin edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Edhe pse ishin ulur afër njëri tjetrit mes tyre nuk pati komunikim e as shtrëngim duarsh.

Mediat kanë kontaktuar anëtarin e Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj i cili ka thënë se nuk ka pas komunikim mes tyre pasi ata nuk ishin ulur shumë afër njëri tjetrit.

“Jo nuk ka pas komunikim mes tyre e as shtrëngim duarsh, sepse të gjithë njerëzit ishin të ulur dhe presidenti erdhi e ul në vendin e vet”, ka thënë Nitaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat