‘Kërcënon’ drejtori i Shpendit, edhe 72 orë i jep afat Qeverisë të dorëhiqet

Lajme

‘Kërcënon’ drejtori i Shpendit, edhe 72 orë i jep afat Qeverisë të dorëhiqet

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 14:13

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka paralajmëruar Qeverinë për protestën e 17 shkurtit.

Ai i ka lënë dy opsione pushtetit dhe ka shfaqur një fotografi të përgatitjes së parullave të aktivistëve të Vetëvendosjes.

“Parullat po bëhen gati. Me këta aktivistë të devotshëm fitorja është e sigurtë. Edhe 72 orë i ka në dispozicion kjo qeveri që të dorëhiqet, në të kundërtën do ta detyroj populli që ta bëj një gjë të tillë,” ka shkruar Durmishi nw Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat