​Furgoni me targa serbe hyn ilegalisht në Kosovë, policia arreston të dyshuarit

Lajme

​Furgoni me targa serbe hyn ilegalisht në Kosovë, policia arreston të dyshuarit

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 19:58

Njësitet policore të Kosovës në Komunën e Zubit Potokut kanë ndaluar një furgon me targa serbe, që drejtohej nga një rom, shtetas i Serbisë, së bashku me pasagjerin e dyshuar, po ashtu, rom – shtetas i Serbisë.

Sipas raportit policor, i dyshuari thuhet të ketë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës nga Republika e Serbisë dhe i njëjti po transportonte mallra të ndryshme pa dokumentacionet përkatëse.

Me vendim të prokurorit vetura e dyshuar dhe malli janë konfiskuar, ndërsa rasti procedohet në bazë të procedurës së rregult.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat