Murat Jashari: Kush ma vrau vëllanë, Ismet Jasharin?

Lajme

Murat Jashari: Kush ma vrau vëllanë, Ismet Jasharin?

Më: 19 janar 2016 Në ora: 16:22

Vëllai i Ismet Jasharit – komandant “Kumanovës”, Murat Jashari nëpërmjet një letre publike të botuar për herë në gazetën e shtypur Bota Sot ia ka parashtruar disa pyetje kohë më parë figurave qendrore të PDK-së, si dhe të disa politikanëve në Maqedoni, me qëllim të nxitjes së debatit, zbardhjes së të vërtetave të luftës në Kosovë e në Maqedoni, për vrasjet, krimin e organizuar dhe plaçkitjen e fondeve për luftën.

Bota sot ka botuar letrat e tij të plota vetëm në gazetën e shtypur, por tani me kërkesë të lexueseve ne do t’i botojmë edhe në portal në versionin online për lexuesit tonë.

Letra Nr. 1 e shenjtë! Nga kujtimet e mia “Shkrime-kujtime-testament”

Nëse i pafuqishmi sulmohet nga i çmenduri dhe jeta e tij vihet në rrezik, nuk i mjaftojnë vetëm fjalët qetësuese e bindëse ndaj sulmuesit, -sepse siç thotë populli “shkon për shpirt të viçit”. Por, i pafuqishmi duhet në çdo moment të jetë i përgatitur dhe t´i përgjigjet me vetëmbrojtje, të çmendurit me të gjitha mjetet. Kështu, e kam perceptuar në jetë mbrojtjen e personalitetit. -E njëjta vlen edhe për popujt e pushtuar.

Populli shqiptar ka qenë vazhdimisht (për gati 3000 vjet) i sulmuar nga të çmendurit e shumtë, nga barbarët, nga pushtuesit, të cilët kanë lakmuar trojet shqiptare.

Gjatë këtyre shekujve të pushtimit nga grabitësit e trojeve shqiptare, çdo gjeneratë shqiptare është përpjekur të vetëmbrohet dhe t`iu përballojë pushtuesve gjakatarë.

Suksesi më i madh në vetëmbrojtje nga pushtuesit ka qenë, kur shqiptarët e kanë kuptuar se vetëm si të organizuar dhe të armatosur si popull mund të mbrohen dhe të ngadhënjejnë. Sa më shumë të ngrihet vetëdija e popullit të pushtuar për t´u mbrojtur si kolektivitet, dhe sa më i ashpër me metodat e saj të jetë pushtuesi, populli i pushtuar detyrohet në mënyrë të organizuar të mbrohet dhe të luftojë robërinë.

Vetëmbrojtja e organizuar e popullit të pushtuar, lind vetvetiu idenë e organizimit për t´u çliruar.

Në pushtimin klasik,-siç i ka ndodhur popullit shqiptarë (jashtë shtetit londinezë), idealistët dhe atdhedashësit gjetën forca e mirëkuptim për bashkim e organizim të Lëvizjes së mirëfilltë për çlirim të popullit të tyre të pushtuar.

Varrmihësit

-Dhe, kjo Lëvizje si forcë e mirëkuptimit dhe bashkimit u arrit më 17.01.1982 nga tri organizata atdhetare të kohës, e cila u përgjakë nga dora e zgjatur e pushtuesve gjakatarë. Si rrjedhim - me të drejtë, njëri nga protagonistët e këtij organizmi Kombëtar, (I. Kelmendi) këtë bashkim e quajti «LËVIZJA (Lindje e përgjakur)».

Pas vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 17.02.1982 ulen e bisedojnë „udhëheqësit“ e Organizatave (ku kishte qenë anëtar i thjeshtë, Jusuf Gërvalla dhe jo në organet vendimmarrëse,-sipas Sabri Novosellës.

-Z. Sabri Novosella dhe z.Abdulla Prapashtica me varrmihësit e tyre. Më vonë më 15.05.1982 edhe z. Xhafer Shatri (që pretendonte se është pasardhës i Kadri Zekës), u “bashkua” me këta dy të parët. Ky “bashkim” ka pasur baticat dhe zbaticat e veta.

- Jam dëshmitar i kohës...

Organet “propaganduese” “Zëri i Kosovës”, njëri në format të madh që dilte në Suedi (S. Novosellës) dhe tjetri me format gazete që dilte në Zvicër (Xh. Shatrit) kanë shkruar shumë pak, për të mos thënë asgjë për pushtimin klasik të Kosovës dhe të trojeve tjera të Kosovës nën Maqedoni e nën Mal të Zi. -Në gazetat e tyre me të njëjtin emër, (pra, ‘Zëri i Kosovës’) e kontestonin njëri tjetrin, me akuza e kundër-akuza, bërtisnin e çirreshin duke thënë se ne jemi, udhëheqës të Organizatës. Duke u marrë me vetveten ata nuk gjenin kohë të organizonin bashkatdhetarët tanë që “përkohësisht” punonin jashtë atdheut. Barometër i të gjitha këtyre veprimeve është e shenjta Kohë.

-Koha na ka bindur se kush i ka hedhur këta dy frymorë - me dy këmbë, me surrat njeriu, në perëndim dhe pse…?!

Organizimi i mirëfilltë i masave u bë në korrik të vitit 1987 me mbajtjen e Mbledhjes së parë të Përgjithshme të Organizatës. Nga grupi i organizimit të kësaj Mbledhje - për siguri të mbledhjes, na kishin caktuar:

Bexhet Luzhën, Ismet Abdullaun dhe mua (Murat Jasharin).

Në këtë mbledhje u zgjodhën organet drejtuese - legjitime (vertikale e horizontale) nga delegatët dhe organizata u emërua ‘Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës’ (LPRK).

Ngritje në formim

Kur isha student në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup, shpeshherë na vinte një i moshuar, flokëbardhë, me disa shkrime të shkruara me dorë. I lexonte rrjedhshëm poezitë që i kishte shkruar vetë. Kureshtja dhe interesimi për poezitë e bukura, dhe për fjalët e tij të mençura më bëri që këtë plak ta ftoja edhe në banesën time, që e kisha në një podrum të një shtëpie familjare. Pronari i shtëpisë ishte rom dhe ish-informbyroist dhe ish i burgosur politikë.

Plaku më pyeti se nga jam, kur i tregova se nga vija, nuk hezitoi të vinte me mua. Plaku, flokëbardhë Asllan Hasani, anëtar i NDSH-së, ish i burgosur si nacionalist shqiptar me akuzë - se kishte për qëllim ta bënte Shqipërinë. Ky plak flokëbardhë, në bisedë e sipër po më tregonte për imamin e fshatit tim (Orizare - Kumanovë) mulla Hajdar Jasharin: “Për të mos treguar shokët, nga dajaku tri herë Hoxhës i paska dalë deudenumi (zorra e prapanicës),-e të tjera tortura të tmerrshme në burgjet armike.”...

-Pas këtyre informatave që kisha për të fillova që, Plakun edhe më shumë ta respektoja. Por tani, jo vetëm që e respektoja plakun në Shkup, por edhe prej së largu në heshtje fillojë dashuria e respekti edhe më shumë për imamin e fshatit, Mulla Hajdar Jasharin.

-Plaku flokëbardhë e mësoi kohën kur unë i kryeja ligjëratat dhe gati 2-3 herë në javë vinte vetë tek podrumi, ku unë banoja. Kur më rrëfeu se çfarë hoxhe të fshatit kishim, me padurim prisja të vinte fundjava dhe të shkoja në fshat dhe për ta takuar hoxhën para se të shkoja në shtëpi. Kështu, edhe ndodhi, në vazhdimësi!

Hoxhën e bëra fortë shok, mësues të dytë, se vendin e Enver Hoxhës atëkohë as gjer më sot; nuk arrin kush ta zëvendësoj. Hoxha-Mulla, Hajdar Jashari, ishte magjistër i teologjisë, kishte qenë anëtar i KQ të NDSH-së, dhe përfaqësues i grupit ushtarak të Sul Hotlës, ishte idhull i idealit dhe sakrificës kombëtare, por edhe njerëzore.

Amaneti i Hoxhës

Pasi u njohëm mirë, pas disa kohësh, hoxha do të më thotë:

«Mbaj mend këto që do t´i them tani, se do t’ju duhen në jetë”!!!

“Mos ju beso dhe mos afro frymorë me dy këmbë, me surrat njeriu, që e kanë merak shumë pushtetin, paret dhe dilinxhinjtë (që vrapojnë pas grave të huaja), -sepse, këto tre kategori nuk bëhen kurrë për popull e për Atdhe dhe ju tradhtojnë.»!...

E zgjata pak rrëfimin për hoxhën, por këshilla e tij më ka ndihmuar duke më përcjellë gjatë tërë jetës, derisa edhe unë u bëra plak me flokë të bardha.

Nga Mbledhja e parë e Përgjithshme e LPRK-së, jam angazhuar në shumë drejtime. Por, më fort më ka pëlqyer apo qëllim kryesor e kam pasur që sa ma shumë të futet barut në Atdhe.

Librat, gazetat, kaseta e... konferencat, “e çdo xhumaje”; - e bënë misionin e tyre, siç u pa ..., -por, koha e vërtetoi se, pushka qe vendimtare që e zgjidhë probleMurat Jashari min e popullit të pushtuar shqiptar. Nuk kam qenë asnjëherë në organet udhëheqëse të Lëvizjes.

Kjo dëshirë gjithherë më është plotësuar, -sepse, edhe këto organe të organizatës më dukeshin si pushtet. Mu kishte ngulitur në mendje amaneti i Hoxhës.

Infiltrimi

Organizatat atdhetare dhe politiko-ushtarake që nuk kanë mekanizëm përcjellës, zbulues dhe ekzekutiv, në atë organizim futen elementë të ndryshëm, e të dyshimtë. Edhe në radhët e LPKsë ishin infiltruar individë, me surrat njeriu, që më patë paralajmëruar qysh herët hoxha (tani ndjesë pastë). Ka fundi i qershorit të vitit 1998, pasi Nënës biologjike (LPK-së) dhe Shtabit Qendrorë të UÇK-së i kishin bërë atentat, ky Grup me ato tri vese patologjike (që m´i patë treguar hoxha) –dhe, në shërbim të shumë Shërbimeve të huaja, kishin bërë puç në UÇK dhe kishin formuar Drejtorinë Politike (njerkën e UÇK-së), tani në kuadër të një Shtabi të Përgjithshëm.

Ky Grup i përgatitur teorikisht shumë mirë për të njohur personalitetin e personit, në shumë Zona Operative, (aty ku patën mundësi) kishin instaluar njerëzit e vet, me të kaluar të dyshimtë. Po jap një shembull të ndodhur. Aksionin për të vrarë Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun (më 2 Nëntor 1989), e kishte udhëhequr N. I. (“Leka”). Ky Grup, për të zbuluar bazën ilegale ku ka qëndruar Afrim Zhitia, kishin angazhuar edhe B. M. Për atë shërbim që Leka ua ka bërë këtij Grupi, padyshim se i kanë shpërblyer me një vend pune të mirë. Ky Grup, nga Tirana kishte nisur edhe kolonel Tahir Zemaj për Zonën Operative të Dukagjinit.

Lufta e vështirë dhe e rrezikshme (nuk është punë shitblerje droge), ka bërë që të fus bishtin ndër vegët dhe kishte ikur.

Vëllai i Ismet Jasharit – komandant “Kumanovës”, Murat Jashari nëpërmjet një letre publike të botuar për herë në gazetën e shtypur Bota Sot ia ka parashtruar disa pyetje kohë më parë figurave qendrore të PDK-së, por edhe disa figurave tani të NISMA-s si dhe të disa politikanëve në Maqedoni, me qëllim të nxitjes së debatit, zbardhjes së të vërtetave të luftës në Kosovë e në Maqedoni, për vrasjet, krimin e organizuar dhe plaçkitjen e fondeve për luftën.

Bota sot ka botuar letrat e tij të plota vetëm në gazetën e shtypur, por tani me kërkesë të lexueseve ne do t’i botojmë edhe në portal në versionin online për lexuesit tonë.

Letra Nr. 1 e shenjtë! Nga kujtimet e mia “Shkrime-kujtime-testament”

-Në shtetet e perëndimit kësaj pune, dhe kudo e kurdoherë, -kur të përkthehet në shqip i thoshin - DEZERTIM. -Për dezertim lufte, sipas ligjeve të luftës, pa gjyq, dezertorit i bëhej ekzekutim. Padroni i tij Ahmet Krasniqi, nuk dijë se çfarë grade ushtarake ka pasur, por në vend se të japë urdhër të pushkatohet, ai e gradon, me gradën më të lartë - kolonel. Paradoks i llojit të vet! Hajde shqiptar hajde! Jemi Unikat në botë, për shumë gjëra por edhe në këtë drejtim.

Një djalë (ushtar Lirie i T. Zemaj) i nënës së madhe strugane, pjesëmarrës i tri luftërave çlirimtare, i nisur nga parimi se dezertori duhet të marrë hakun e merituar për dëmin e madh që i kishte shkaktuar popullit shqiptar, trutë në asfalt ia kishte qitur.

5 Ky farë koloneli, kishte udhëhequr afër 400 policë (shumica si ai, shqipfolës) më 12 Shkurt 1984 për të vrarë Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën.

Udhëheqësit kryesor të ilegales së kohës dhe shkëndija të para të mekanizmit ushtarak çlirimtarë (UÇK).

Si fëmijët që gëzohen për karamelet dhe bonbonet kur i dhurohen nga më të moshuarit, ashtu edhe unë u gëzohesha si fëmijë kur e mbushja kamionin me material luftarak për luftëtarët e lirisë. Dita 24 orëshe më dukej shumë e shkurtër. Nga 15 minuta gjumë në ditë i bëja, e drekë e darkë i kisha vend-parqet e pompave të benzinës. Kishte shumë punë, dhe gëzimi e lumturia shpirtërore e imja dhe e nja 30 shokëve në Sektorë (sa ishim), të gjithë veteranë të mekanizmit politiko-ushtarak të LPK-së, ishte shumë e madhe. E kam vështirë dhe jo me shumë dëshirë të flasë në vetën e parë!

Fillim korriku 1998

Isha me kamionin plotë duke u kthye nga Lichtenstein për në banesë Murg/SG, fshat i vogël buzë liqenit të bukur Valense. Në rrugë e sipër m´u lajmërua vëllai im Ismet Jashari, -tani Luftëtarët i Lirisë, (bashkëluftëtarët dhe populli e kishin pagëzuar me pseudonimin “Komandant Kumanova”).

-E ndala Kamionin në një skaj rruge dhe po bisedonim të qetë, pa rreziqe nga ndonjë incident. Duke respektuar rregullat ushtarake, tim vëlla kurrë nuk e kamë pyetur se në cilën Zonë je dhe çfarë numri të mobilit ke.

Si zakonisht e prisja që ai të flas më shumë.

Dhe, gjatë bisedës po më thotë:

“Gaga Murat fol me Zekën dhe le t´na dërgojë veshmbathje, - dhe ato t’i sigurojë!!!

...Dhe, ti dërgomi dy snajperë të mirë; një për mua dhe një për Flamurin (G. Elshanin).

-Unë i përgjigjem: -“Po, këto ditë jam te ai, do ti them dhe snajperkat në një magazinë i kam”.

-Pastaj Ismeti vazhdoi: “Na i kanë pru këtu në Kleçkë dy vetë, i kemi në burg. Kishin qenë udhëheqës të Lëvizjes, dhe na kanë thënë se janë spiunë”!...

6 Unë e pyeta, si i kishin emrat? Behadin Hallaqi dhe Shaban Shala.

Unë, fillova ta përdori memorien, -meqenëse isha shumë i lodhur, dhe më erdhi shpejt një mendim, ndoshta edhe jo më i miri, megjithatë, i fola:

“Nuk e dijë gagës se si është organizimi momental tek ju,-por mos zbato asnjë urdhër sa i takon atyre dy vetëve. Le të merren ata ma të “mëdhenjtë” me ta. Ky emër Behajdin pak më është i njohur, nuk e dijë nga po më vjen se nga kam dëgjuar, kurse për atë tjetrin nuk paskam dëgjuar”.

-E kreva bisedën me tim vëlla dhe menjëherë iu lajmërova Zekës (Xhavit Halitit). Zeka më tha se është i informuar për këtë punë. Kam informuar Abazin (Ali Ahmetin), ky nuk e kishte ditur dhe më tha: “Do të interesohem” - më porositi që mos ta përhapi si lajm.

-Gjatë rrugës m´u desh të ndalojë në Walenstadt te Selim Haliti (vëllai i Xhavitit). Po sa u takova me të: -menjëherë, po më tregon për Behajdinin se vëllai im (Ismeti) po e mbante në burg.

-Po i thashë, sa më tregoj Ismeti.

Ata dy i ka dërguar ndokush aty.

Se kush nuk e pyeta.

Selimi vazhdoi: “Po a e dini se kush është ai”?

Nuk e di në detaje se kush është, por është i Lëvizjes.

Selim Haliti po më thotë: “Behajdini është shoku i Zekës”.

-Mirë de, Zeka le të intervenoj te Jakup Krasniqi apo te ndonjë udhëheqës i UÇK-së në atë Zonë, në Kleçkë dhe le t´i lirojnë.

Dhjetor 1998 – Pas katër muajve treguan se ishte vrarë Ismeti

Ishte muaji i tretë që po e kaloja në burg, me akuzën «Blerje e furnizim me material luftarak për terroristët e UҪK-së…». Kështu e ka cilësuar veprimtarinë time atdhetare kryeprokurorja e shtetit më «demokratik» Helvetia, znj. Karla del Ponte. Nga burgu i Bernit (ku isha), në fillim të dhjetorit 1998 më transferuan në një burg tjetër, dhe ndërkohë kam mësuar se më kishin sjellë në vendin e quajtur, Torberg.

-Më 15 dhjetor `98 aty rreth orës 10.00 paradite u hap dera e dhomës. Një gardian më njoftoi se kam vizitë dhe më tha menjëherë të shkoja pas tij. Më futi në një sallon ku ishin disa policë me uniformë, dhe disa të tjerë me rroba civile.

Në vizitë më kishte ardhur bashkëshortja.

Kur më pa, u ngrit në këmbë. Ia pashë sytë e saj të përlotur.

Pa u përshëndetur, e pyeta çka ke, pse po qanë?!

Ajo ma ktheu: “Po na kanë lajmëruar se, para ca ditëve Ismetin e kishin vra më 25 Gusht 1998”’.

Në atë moment më erdhi një forcë e madhe - e papërshkruar, dhe ju drejtova gruas:

-Asnjë lot!

Për dëshmorët nuk duhet derdhur lot!

Lumë ne, oj Selvisha! Tani Kumanova qenka bërë Kosovë!
Ju afrova time grua, (dhe për lajmin e gëzuar) e përqafova fort! Kështu, me gjak dëshmorësh bëhet Shqipëria!
-Po festë të madhe paskemi familja Jashari nga Orizarja e Kumanovës!

Familjet e dëshmorëve të popujve të pushtuar në botë festojnë!

-Edhe populli shqiptar i Kumanovës e i gjithë hapësirës shqiptare në IRJM, tani paska të drejtë të festojë!...

Fribourg (CH), 30.05.2012

MURAT JASHARI-Baca
Orizare - Kumanovë

P.S /Ky artikull ka qenë i botuar ne gazetën e shtypur Bota sot për Kosovë dhe Diasporë, por me kerkesë të lexueseve e botojmë edhe online

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat