Reagon Majko, por anën e qeverisë apo Albinit e mban ai?!

Lajme

Reagon Majko, por anën e qeverisë apo Albinit e mban ai?!

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 11:02

Ish-kryeministri Pandeli Majko, ka reaguar sot në profilin e tij në Facebook në lidhje me arrestimin e një dite më parë të deputetit Albin Kurti.

Duke e konsideruar Kurtin si “politikan konfliktual”, Majko u bën thirrje politikanëve të Kosovës që të qetësohen dhe të ulen në tavolinën e bisedimeve.

Ja statusi i plotë i Pandeli Majkos:

“Albin Kurti u arrestua dje. Albini eshte nje politikan konfliktual por ai merr kuptim i bugosur. Burgosja e politikaneve ndryshon kuptimin e debatit politik.

Kosova drejtohet me se shumti nga njerez qe e dine kuptimin e persekutimit politik, por po ashtu dhe logjiken e dialogut qe i uli ne tavolinen e bisedimeve nga Rambujeja deri ne Bruksel. Shpresoj dhe uroj qe politikanet e Kosoves te ulen ne tavolinen e dialogut me njeri tjetrin. Kohes i rendojne me shume politikanet e burgosur se sa politikanet radikale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat