Pritet vendimi për Kurtin, prokurorja nuk jep shpjegime

Lajme

Pritet vendimi për Kurtin, prokurorja nuk jep shpjegime

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 21:23

Ka përfunduar seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit për deputetin Albin Kurti, i cili u arrestua në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosjes pasditen e sotme.

Pas shqyrtimit të arsyetimeve të prokurorisë pritet që gjyqtari i rastit Vehbi Kashtanjeva, të marrë një vendim lidhur me kërkesën e prokurorisë për paraburgim prej 30 ditësh për deputetin Kurti.

Ndërsa prokurorja e rastit Fikrije Krasniqi – Fejzullahu, nuk ka dashur të komentoj rreth kërkesës që ka bërë ajo për paraburgimin.

Ajo në fakt ka drejtuar gazetarët tek një adresë tjetër për të marrë informacione, pasi që sipas saj ajo nuk është personi i duhur për të dhënë përgjigje, transmeton KosovaPress.

“Kurrfarë informatash. Të gjithë gazetarët e dini ku është adresa me marr informata për qdo seancë dhe për çdo çështje penale. Nuk jam e obliguar me ju dhënë informata. Mos insistoni shumë. Unë shqip fola. Unë nuk muj me dit se çka merr vendim gjykata. Normal që kam kërkuar për paraburgim. Nuk është e imja të jap kësi lloj deklaratash. Gjyqtari është a i që e vlerëson”, ka thënë para gazetare prokurorja Krasniqi – Fejzullahu.

Fillimisht deputeti Kurti ka refuzuar edhe prokuroren por edhe gjyqtarin e rastit. Ai, dyshohet për tri vepra penale: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat